Petkoviq reagon në lidhje me raportimet e mediave në Kosovë për protestën e djeshme në Beograd

E publikuar: 25/12/2023 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave në Kosovë, për protestën e dhunshmë dje në Serbi.

Petkoviq thotë se tërbimi i opozitës së Gjilasit dhe shkatërrimi i Beogradit ka kënaqur vetëm kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe mediat në Kosovë.

Në X ai ka shkruar se “mediat në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për protesta të dhunshme në mbështetje të sulmit ndaj policisë serbe dhe institucioneve.”

“Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën Gjilasov, ndërsa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë!”, ka përfunduar Petkoviq.