Petkoviq i reagon Kurtit: Asociacioni të themelohet tash

E publikuar: 28/03/2023 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovq, iu është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka deklaruar të martën se “nuk ka autonomi apo vetëqeverisje për serbët, por ka vetëm njohje de facto mes Kosovës dhe Serbisë”.

Por Petkoviq tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet tash, duke shtuar se ky është detyrim edhe nga Marrëveshja e Ohrit.

Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu, siç thuhet në Aneks”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që “po përpiqet të lirohet nga detyrim”, siç thtoë Petkoviq.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Ohër, poqë nuk kishte nënshkrim për të.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit Kurti – Vuçiq, kishte thënë se ka marrëveshje. /Express