Petkovic i reagon ministres Haradinaj: Politikanët shqiptarë po ndërtojnë atmosferë armiqësie ndaj serbëve

E publikuar: 01/03/2021 08:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ashtuquajturi Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkovic, i ka reaguar shefes së diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, pas deklarimit të saj ndaj ngritjes së padisë për Ragmi Mustafën vetëm pse ngriti flamurin kombëtar në Preshevë.

Sipas këtij zyrtari të Qeverisë së Sernisë “politikanët shqiptarë vazhdimisht po ndërtojnë një atmosferë urrejtjeje dhe armiqësie ndaj serbëve”.

Sipas Petkovic shqiptarët janë qytetarë të plotë të Serbisë dhe gëzojnë të gjitha të drejtat njerëzore dhe civile në përputhje me standardet më të larta evropiane.

“Ky fakt nuk mund të anulohet nga frazat për Serbinë si fajtori, dhe akuzat për paaftësi, korrupsion dhe joefikasitet nga elita politike shqiptare në Kosovë dhe Metohi është e pamundur të kërkohet tek dikush tjetër”.