Pësoi aksident të rëndë, kërkohet ndihmë për të riun Blend Dodaj nga Gjakova

E publikuar: 20/09/2024 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blend Dodaj i lindur me 02.08.2006 ne Gjakovë ka pësuar nje aksident të rëndë.

Blend është duke u trajtuar në spitalin e Shkupit (Cistina) për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë, dhe përballë tij janë shpenzime të konsiderueshme mjekësore.Ne një nate qendimi ne spital kërkohen 1,500 euro . Për të përballuar kostot e trajtimit dhe të operacioneve të nevojshme, kërkohet një shumë prej 45,000 euro.

Në njoftim thuhet se për fat të keq, familja e Blendit gjendet në kushte të vështria ekonomike dhe nuk janë në gjendje të përballojnë keto shpenzime te larta pa ndihmën e të tjerëve.