Pesë serb votojnë në Leposaviq, procesi zhvillohet pa incidente

E publikuar: 23/04/2023 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qendrën e votimit në Leposaviq kanë votuar vetëm tre qytetarë, ka njoftuar për Ekonomia Online dhe disa media tjera menaxheri Enver Aliu.

“Qendra është hapur me kohë dhe deri më tani kanë votuar tre qytetarë, të tretë kanë qenë të nacionalitetit serb”, tha Aliu, teksa shtoi se nuk ka pas asnjë incident.

Ndërsa dy të tjerë të nacionalitetit serb kanë votuar edhe në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

Që të tria komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.Objekte të tilla janë vendosur në 13 lokacione në katër komunat me shumicë serbe.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar zgjedhjet nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët./eo