Personi që u kap nga Vetëvendosje nuk është polic

20.10.2015 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Personi që u kap nga Vetëvendosje nuk është polic

Personi i cili u kap nga Lëvizja Vetëvendosje, me pretendimin se po provonte fshehurazi të vendoste përgjues pranë zyrës së kryetarit të VV’së Visar Ymeri nuk është polic.

Vetëvendosje njoftoi se personi i kapur nga ana e tyre është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe për vendosjen e përgjuesve ishte porositur nga kryeministri Isa Mustafa.

Ky ishte njoftimi i VV’së:

Policia sekrete e Isa Mustafës përgjon zyrat e VETËVENDOSJE!-s

Sot rreth orës 15:00, në zyrën qendrore të Lëvizjes në Prishtinë, u kap një person tek tentonte fshehtazi që të vendoste pajisje përgjuese pranë zyrave të Kryesisë së VETËVENDOSJE!-s dhe kryetarit Visar Ymeri. Personi i cili nuk kishte asnjë dokument identifikues me vete, deklaroi që është polic. Ai fillimisht nuk pranoi të tregonte identitetin kurse më pas tha që quhet Qerim Krasniqi. Pajisjet që kishte me vete u gjetën nga aktivistët. Ky person iu dorëzua Policisë bashkë me pajisjet që kishte me vete.

Represionit policor të Isa Mustafës po i shtohen edhe metodat përgjuese ndaj kundërshtarëve politikë. Kosova po shndërrohet në një shtet totalitar ku opozita torturohet nëpër stacione, kidnapohet në rrugë, dhe hetohet nëpër zyra. Këto praktika, të cilat janë përdorur ndaj rezistencës kombëtare edhe në të kaluarën nga pushtetit të cilit i ka shërbyer Isa Mustafa, janë të papranueshme në Kosovë. Ky skandal duhet të hetohet urgjentisht nga sistemi i drejtësisë dhe të zbardhet sa më parë.

Më poshtë gjeni fotot e personit dhe pajisjeve të cilat ishte duke i përdorur kur u kap në korridoret e zyrave tona.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”