Përse disa vende myslimane e njohin Palestinën e disa Kosovën

23.03.2015 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përse disa vende myslimane e njohin Palestinën e disa Kosovën

Përse disa vende që njohin shtetin e Palestinës i kanë kthyer kurrizin Kosovës? Çfarë ndodh pas dyerve të diplomacisë ndërkombëtare dhe si po e përdorin njohjen e Kosovës ose Palestinës, shtetet e ndryshme për të përcaktuar pozicionin e tyre pro apo kundër SHBA-së?

Kur flasim për Islamin në Europë, mendojmë zakonisht për popullin e Bangladeshit në Britani dhe algjerianët në Francë. Ndoshta për emigrantët fermerë palestinezë në Greqi apo refugjatët e Somalisë në Skandinavi. Por gadishulli mysliman i Ballkanit në Europë daton përpara afrikanoveriorëve të lagjes franceze “Goutte d’Or”. Dhe pak arrijnë ta kuptojnë se ka vende në kontinentin europian ku myslimanët përbëjnë shumicën – dhe jo si rezultat i një ‘kundër-kolonizimi”, shkruan Jake Flanagin.

Shtetet kryesore të Europës me komunitete myslimane përfshijnë Bosnjë-Hercegovinën, ku ata përbëjnë 40 për qind të popullsisë, sipas CIA-s; Maqedoninë, ku janë një e treta e popullsisë, Malin e Zi me 19 për qind dhe Bullgarinë me 7.8 për qind.

Shqipëria dhe Kosova fqinje janë ndoshta shtetet ‘më islamike’ të Europës, kur përjashtohet Turqia. Në Shqipëri, 56.7 për qind e popullsisë përkrahë Islamin suni. Dhe pavarësisht se për Kosovën nuk ka numra të saktë, në një nga shtetet më të reja të botës, vlerësohet se popullsia myslimane arrin 90 për qind e dy milionë banorëve që ajo ka në territorin e vet.

“Kosovarët dhe shqiptarët shihen si sahanlëpirës të amerikanëve”. Të dyja vendet janë shtëpi e shumicës së shqiptarëve etnikë, shumë prej të cilëve burojnë prej të krishterëve që u konvertuan në Islam gjatë pushtimit osman. Pavarësisht kësaj, një numër i shteteve me shumicë myslimane refuzojnë ta njohin shtetin e Kosovës, edhe pse ata mbrojnë me pasion sovranitetin palestinez nga ana tjetër. Më të dallueshëm nga këta janë Irani, Siria dhe Autoriteti Palestinez.

“Organizata e Lirimit të Palestinës (PLO) nuk e njohu pavarësinë e Kosovës”, thotë për Quartz imami Stephen Schwartz, drejtor i qendrës për Pluralizmin Islamik. Dhe kjo sepse kosovarët dhe shqiptarët shihen si sahanlëpirës të amerikanëve”.

Schwartz i referohet një fakti të dukshëm, popullaritetit të SHBA-së në Shqipëri dhe Kosovë, pothuajse kryesisht prej ndërhyrjes së NATO-s në fund të luftërave në ish-Jugosllavi; veçanërisht në bombardimin nga aleatët të Beogradit, kryeqytet i ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, sot Republika e Serbisë. NATO dhe zyrtarët e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë nënshkruan asokohe një marrëveshje ku parashikohej tërheqja e plotë e trupave serbe nga Kosova në fund të 1999-s, që i hapi rrugën kësisoj Republikës së pavarur të Kosovës, deklaruar zyrtarisht më 17 Shkurt 2008. Pavarësisht se ka ndërveprim të konsiderueshëm dhe bashkëpunim okazional mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo mund të shpjegojë pjesërisht përse kosovarëve u mungon mbështetja ndërkombëtare e dhënë për përpjekjet e tjera të pavarësisë, si për shembull për palestinezët.

“Hipokrizia e refuzimit për të njohur Kosovën është diçka e pabesueshme”, thotë Schwartz. “Disa shtete arabe dhe anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, nuk e bëjnë këtë sepse shteti kosovar u ndihmua nga Amerika. Kosova u çlirua nga Amerika”.

Në fakt, kur shohim listat respektive të shteteve që kanë njohur Palestinën dhe/apo Kosovën, ndarja duket në linjat fraksioniste.

Me disa përkime në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Skandinavinë dhe Afrikën, besnikëria ndaj Kosovës apo Palestinës mund të ndahet në varësi të qëndrimit të vendit kundrejt SHBA-së. Me përjashtim të Libisë, Egjiptit dhe Pakistanit, shumica e mbështetësve të Kosovës në Lindjen e Mesme janë edhe aleatë strategjikë ushtarakë të SHBA-së: Arabia Saudite, shtetet e Gjirit dhe Jordania.

Siç merret me mend, Irani dhe Koreja e Veriut e njohin Palestinën, por jo Kosovën. Rusia, prej një kohe të gjatë aleate e Serbisë, që këmbëngul se Kosova është pjesë e tokës së lashtë me shumicë serbe “Rashka”, e njeh Palestinën, por jo Kosovën. Anëtarë të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, të drejtuar prej Moskës (CIS) – Bjellorusia, Kazakistani, Mongolia etj. – ndjekin po ashtu të njëjtën rrugë.

Pjesa e mbetur e BRICS, Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut, njohin Palestinën, por jo Kosovën; ndoshta prej një shpirti kundërshtimi ndaj ‘rojës së vjetër’ të shteteve si Kanadaja, Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe shumica e BE-së, që të gjitha njohin Kosovën, por refuzojnë shtetin e Palestinës.

Ndarja shkon edhe më larg rivaliteteve tradicionale ndërkombëtare. Kolumbia njeh Kosovën, jo Palestinën; Venezuela njeh Palestinën, jo Kosovën. Pakistani njeh Kosovën; India dhe Bangladeshi jo. Azerbajxhani njeh Palestinën; Armenia jo.

Megjithatë, gjërat janë ndonjëherë më të koklavitura. Ka shtete si Meksika që nuk njohin as njërën e as tjetrën, për të mos e prishur punën as me SHBA-në, as me Amerikën Latine. Po ashtu, edhe Greqia, që ndoshta heziton prej qëndrimit prej kohësh pranë flakës së konfliktit ndëretnik në Ballkan dhe shtrihet në vetëm disa milje larg Izraelit.

Izraeli, ç’është më e bukura, nuk e njeh shtetin kosovar ndoshta sepse krijimi i një shteti etnik shqiptar në ish-tokën serbe, do të krijonte një precedent për pasardhësen arabo-palestineze. Mendësi të ngjashme praktikohen edhe në Spanjë, që historikisht ka luftuar të mbajë me vete rajonet baske dhe katalane. Maroku, që pretendon Saharanë Perëndimore, Kina ka arsye të qarta në lidhje me Tajvanin, Tibetin dhe rajonet Uigure, dhe Federata Ruse nuk mbetet më mbrapa me Krimenë dhe ish-republikat jugosllave.

Kështu, bota është ndarë në mbështetës të Kosovës në kampin e së keqes së madhe si Rusia, dhe së keqes së vogël, Serbia përballë mbështetësve të Palestinës, që e cilësojnë të keqen e madhe Amerikën dhe të keqen e vogël Izraelin. Të gjithë duket se kanë të drejtë në politikat e tyre përveç kosovarëve dhe palestinezëve që po përdoren si gurë shahu në lojën e ashpër të diplomacisë.

Burimi: Quartz (Marrë nga Shqip)

Jake Flanagin është reporter për Quartz. Ai ka punuar më parë si një bashkëpunëtor në versionin online të New York Times dhe më herët ka bashkëpunuar edhe me The Atlantic. Ai shkruan për gjeopolitikën, të drejtat e njeriut dhe Afrikën Subsahariane.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit