Përleshje mes vëllait dhe motrës për kodin e WIFI, ndodh vrasja

E publikuar: 24/01/2020 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kevon Watkins, 16 vjeç, u zemërua kur familja e tij u fut mes tij dhe kompjuterit – e motra, Alexus, 20 vjeç, pagoi çmimin për të mbrojtur nënën.

Si shumë djem të moshës 16 vjeç, Kevon Ëatkins i pëlqente të luante lojëra kompjuterike.

Ai ishte gjithashtu i prirur për shpërthimet e adoleshencës. Ngjarjen e tragjedisë Kevon shkoi direkt në dhomën e gjumit dhe u përfshi në lojërat. Në shtëpi ndodhej e ëma, djali tjetër 13 vjec si dhe motra më e madhe e Kevon, Aleksus, 20 vjeç.

Motër e vëlla kishin në lidhje shumë të fortë por pasi e motra njohu burrin e saj më të cilin ka një fëmijë, ata u ndanë.

Më 2 shkurt të vitit 2018 Kevon u acarua nga shpejtësia e ulët e internet në shtëpi dhe mendoi se ishte familja e tij që kishte ndërhyrë në pajisjen WiFi.

Ai e ndryshoi fjalëkalimin, kështu që askush tjetër nuk mund ta merrte atë. Sigurisht, nuk ishte shumë kohë më parë se ata vunë re. Vëllai i vogël i Kevon I tregoi të ëmës dhe ajo e mërzitur ja shkatërroi routerin ËiFi. Aty nis përleshja.

Adoleshenti sulmoi të ëmën deri sa mbëriti motra që u përoq të ndalte sulmin. Motër e vëlla u përleshën dhe 16 vjecari kishte mbërthyer të motrën nga fyti me krahun e tij dhe e lëshoi vetëm pasi mbëriti një officer policie. Por kaq mjaftoi që 20 vjecarja të humbte jetën. Gjykata e dënoi adoleshentin me burgim të përjetshëm për krimin që kishte bërë.