![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2025/01/FB_IMG_1738173594907-compressed-660x400.jpg)
Kandidati për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ahmet Isufi ka treguar se në 35 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Reshat Ymeri, kanë vendosur buqeta lulesh për të kujtuar rënien e tij në ballë të demonstratave kundër pushtuesit serb, shkruan InfoSot.
Isufi ka theksuar se ai u bë simbol i paralajmërimit të luftës së armatosur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Rruga në të cilën u rritëm bashkë, sot mban emrin e Reshatit dhe busti i tij në hyrje të lagjes na bën të ndjehemi krenarë e të kuptojmë se liria erdhi në saje të sakrificës së Reshatit e dëshmorëve tjerë që ranë për lirinë e atdheut.
Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit, Reshat Ymeri!
Nder dhe respekt për familjen dhe lagjen ku u edukua në frymën e lirisë!