Ahmet Isufi: Kosova feston pavarësinë, e drejta dhe e vërteta do të triumfojnë

E publikuar: 17/02/2025 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe ish-deputeti Ahmet Isufi, një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ka uruar qytetarët me rastin e 17-vjetorit të shtetësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se shpallja e pavarësisë ishte shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës, i cili për shekuj kishte pritur këtë moment historik.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e përfaqësuesve autentikë të procesit të lirisë dhe pavarësisë në këtë përvjetor, duke shtuar se “e drejta dhe e vërteta do të triumfojnë.”

Në fund, Isufi ka uruar Kosovën për këtë ditë të rëndësishme:

“Kosovë, Urime Pavarësia!”.