Përfundon takimi, serbët do të përfshihen në procesin e privatizimit në veri

21.04.2015 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përfundon takimi, serbët do të përfshihen në procesin e privatizimit në veri

Dy kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq, si dhe delegacionet e tyre u takuan sonte në Bruksel për të biseduar në kuadër të dialogut të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Takimi i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, nuk prodhoi ndonjë marrëveshje, sado që kjo e fundit e përshkroi atë me tone pozitive.

“Në takim të dyja palët u fokusuan në progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, në veçanti në zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë dhe fillimin e zbatimit të aranzhimeve për Mbrojtjen Civile”, tha Mogherini pas takimit që u mbajt në zyrën e saj.

Sipas diplomates evropiane, të dyja palët shkëmbyen pikëpamje në çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin në energji, telekom dhe formimin e Asociacionit (të Komunave Serbe).

“Në këtë aspekt, ata u pajtuan të ndërmerren hapa konkretë në periudhën deri në takimin tjetër të dialogut”, u shpreh Mogherini.

Në të njëjtën vijë, edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha që takimi i sotëm ishte për ta përcaktuar agjendën e temave që dotë trajtohen në të ardhmen.

“Po punojmë që institucionet e Kosovës sa me shpejtë të veprojnë në plotësinë e tyre ne pjesën veriore të vendit. Të gjendet zgjidhje për kodin telefonik, lëvizjen mbi urën e Ibrit, energjetiken. Të gjitha këto zgjidhje do të jenë në dobi të qytetarëve tanë, të të gjitha etnive, dhe ura qe na lidhin me familjen evropiane”, tha Mustafa pas takimit.

Edhe Vuçiq tha se bisedimet e sotme kanë qenë “të mira” ndërsa u shpreh se takimi i ardhshëm do të mbahet gjatë majit.

Ndërsa si hap konkret Vuçiq përmendi idenë e hapjes së dy pikëkalimeve të reja kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një nga këto kalime do të jetë afër Rashkës, ndërsa tjetri në komunën e Medvegjës”, tha Vuçiq duke shtuar se njërën pikë të kalimit kufitar e ka kërkuar pala e Beogradit ndërsa tjetrën ajo e Prishtinës.

Ai tha edhe se është arritur pajtimi që të ndalet privatizimi i ndërmarrjeve në veri “si pjesë e bisedimeve për kthimin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës”.

Ndërsa duke folur për energjetikën, Vuçiq tha se edhe vetë pala e Kosovës e ka pranuar se pjesa më e madhe e liqenit të Gazivodës gjendet në territorin e Serbisë qendrore, raporton B92.

Kurse kryeministri Mustafa u tha gazetarëve pas takimit se përfaqësuesit e serbëve të veriut do të jenë të përfshirë në procesin e privatizimit.

“Kjo është dëshira e tyre dhe këtë duhet t’ua bëjmë të mundur, por duke respektuar ligjet e Kosovës”, tha Mustafa.


Përfundoi takimi Mustafa- Vuçiq në Bruksel, së shpejti detajet

Ka përfunduar takimi në Bruksel në mes të Kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocijancic, ka njoftuar nëpërmjet Twitter se detajet e takimit do të publikohen së shpejti.


Këto janë pritjet e Isa Mustafës nga takimi i sontëm në Bruksel

Shefi i ekzekutivit kosova, Isa Mustafa, pret që në bisedimet e sotme në Bruksel me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, të arrijnë marrëveshje për kodin telefonik, lëvizjen e lirë mbi urën e Ibrit dhe energjetikën.

Ai këto pritje i ka bërë të ditur në një postim në facebook:

“E nisëm dialogun sonte, me pritje për të përcaktuar agjendën e temave që do ti trajtojmë në të ardhmen. Po punojmë që institucionet e Kosovës sa me shpejtë të veprojnë në plotesinë e tyre ne pjesën veriore të vendit. Të gjendet zgjidhje për kodin telefonik, lëvizjen mbi urën e Ibrit, energjetiken. Te gjitha këto zgjidhje do të jenë në dobi të qytetarëve tanë, të të gjitha etnive, dhe ura qe na lidhin me familjen evropiane”, ka shkruar Mustafa në Faceboook.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së