Përfundon sërish në prangat e Policisë hajni i njohur nga Prizreni, kërkohej me dy urdhëresa

E publikuar: 01/11/2024 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Prizren ka arrestuar një person, si të dyshuar për vjedhje.

Hajni është i njohur tashmë për organet e rendit dhe se kërkohej me dy urdhërarreste, raporton Sinjali.

Sinjali mësoi se i arrestuari është Menderes Kadri, i dyshuar për shumë vepra penale, njëra nga to edhe vjedhja në shtëpinë e një zyrtari të AKI-së gjatë këtij viti.

Sinjali kishte raportuar në fillim të muajit mars të vitit 2024 se 33 vjeçari, Kadri u zbulua nga Policia në Prizren një ditë pasi kreu vjedhje në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së.Për rastin kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, e cila kishte zbuluar se Kadri

në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së kishte vjedhur armën zyrtare të tij bashkë me një çantë.

Kadri dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera, të kryera kryesisht në rajonin e Prizrenit dhe se tashmë është ndaluar edhe pritet të intervistohet nga Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.