Përfundon protesta, Jasharaj: Kurti e Nagavci me qasje të gabuar dhe qëndrim armiqësor ndaj SBASHK-ut

E publikuar: 04/12/2024 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar e qetë protesta e Sindikatës së Arsimit, Shkencës, Kulturës me kërkesë për rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

Në fjalimin e tij para Kuvendit të Kosovës, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë qëndrim armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave.

“Qeveria Kurti dhe në këtë rast ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasje të gabuar dhe me qëndrimin deri armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave. U munduan ta shuajnë SBASHK-un që të heshtin zërin e punëtorëve arsimorë dhe të mos dëgjohen kërkesat e tyre legjitime, por SBASHK-u nuk shuhet dot sepse është unitet i kalitur nëpër vite e dekada, bazuar në respektin dhe besimin e anëtarësisë ndaj udhëheqësve e veprimtarëve sindikalë”, ka thënë Jasharaj.

Tutje, Jasharaj ka deklaruar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci “as edhe njëherë nuk u bë zëri i punëtorëve në arsim dhe asnjëherë nuk foli në Qeveri e nuk kërkoi të debatohej për kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit”.EO