Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, hap punimet e konferencës finale të projektit të BE-së “Mbështetje për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përforcimin e mekanizmave për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale”.
Pas më shumë se dy vite të përkrahjes së institucioneve të Kosovës për fuqizimin e mekanizmave për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale, projekti i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë po përfundon.