Përfundojnë pa rezultat bisedimet për krizën në Maqedoni

11.06.2015 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përfundojnë pa rezultat bisedimet për krizën në Maqedoni

Në Bruksel, përfunduan pa ndonjë përparim bisedimet ndërmjet liderëve të partive politike në Maqedoni. Komisioneri evropian për politika të fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit Johannes Hahn, tha në fund të takimit që zgjati afro 12 orë se, bisedimet ishin të hapura dhe të hollësishme, por nuk çuan në një marrëveshje përfundimtare.

Në një komunikatë të lëshuar pas bisedimeve, thuhet se Bashkimi Evropian u bënë thirrje të gjitha palëve që në interes të vendit dhe qytetarëve të tyre, të gjejnë pa vonesë një kompromis politik dhe të dalin me propozime konkrete mbi bazën e marrëveshjes së arritur në Shkup më dy qershor. Përkushtimi i shprehur për reformat për të cilat janë pajtuar të gjithë liderët e partive duhet të zbatohen me urgjencë. Kjo është esenciale për çfarëdo përparimi në rrugën euro atlantike, thuhet në komunikatë në të cilën shprehet gatishmëria e Komisionit që të lehtësojë bisedimet.

Tema kryesore e bisedimeve mes kryeministrit, Nikolla Gruevski, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, atij të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, ishte forma e qeverisjes deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm për të cilat u morën vesh takimin e para dhjetë ditëve në Shkup me ndërmjetësimin e komisionerit Hahn.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor