Përfaqësuesit e Listës Serbe kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit

21.09.2015 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përfaqësuesit e Listës Serbe kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë paraqitur një kërkesë të përbashkët, përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të liderit të kësaj liste, Aleksandër Jabllanoviq, nga të gjitha funksionet brenda Listës.
Në këtë kërkesë thuhet se Jabllanoviq, “me veprimet e tij, është diskualifikuar moralisht dhe profesionalisht dhe kështu angazhimi i tij është bërë i dëmshëm për interesat e popullit”.

Kërkesën, siç raporton B92, e kanë nënshkruar të tre përfaqësuesit e Listës Serbe në qeverinë e Kosovës dhe nëntë nga dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Si përfaqësuesit më të shquar politikë të Listës Serbe nga të gjitha komunitetet serbe në Kosovë, besojmë se veprimet e papërgjegjshme arbitrare, të udhëhequra nga interesat personale, interesat fitimprurëse apo interesat e ngushta partiake i shkaktojnë dëme të mëdha interesave të tërë popullit serb”, thuhet mes tjerash në kërkesë, transmeton Koha.net.

Ata shtojnë se Jabllanoviq në veçanti ka ndërmarr veprim arbitrar në kohën e diskutimeve për formimin e qeverisë së Kosovës “kur ai, duke dashur të përfitojë për vete një funksion, ka dëmtuar mbijetesën e Listës Serbe”.

“Me diskutimet me liderët shqiptarë pa u konsultuar me përfaqësuesit tjerë të Listës Serbe dhe të Qeverisë së Serbisë, Jabllanoviq qartazi ka dëshmuar se interesat personale janë më të rëndësishme sesa ato të popullit i cili e ka zgjedhur. Një sjelle të tillë e cilësojmë si të papranueshme”, thuhet më tej në këtë kërkesë.

Nënshkruesit e kësaj kërkese thonë gjithashtu se Jabllanoviq ka shpenzuar para në mënyrë jotransparente, para të cilat është dashur të shkojnë për luftën politike të popullit serb për realizimin e të drejtave të tyre themelore, e jo për pasurimin e cilitdo politikan, transmeton Koha.net.

Ata në fund të kërkesës së tyre kërkojnë që largimi i Jabllanoviqit të mos paraqes ndarje të reja në mesin e serbëve të Kosovës, por të jetë impuls i ri i bashkimit drejt realizimit të qëllimeve.

Ndërkaq, vet lideri i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se kjo kërkesë është nënshkruar me presion të Beogradit.

Ai, duke folur për televizionin “Most”, ka thënë se ka folur në telefon me përfaqësuesit e kësaj Liste të cilët thotë t’i kenë kërkuar falje me sqarimin se, “për shkak të presionit nga Beogradi dhe Prishtina” kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë kërkesën.

“Më kanë thirrur që të më kërkojnë falje se për shkak të presionit që e kanë marrë nga Zyra për Kosovë e Metohi dhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, është dashur të nënshkruajnë diçka e të mendojnë diçka tjetër”, ka thënë Jabllanoviq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit