Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

15.10.2021 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OBK-së ka folur për raportin e fundit për Kosovën.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i SHBA’ve ka qenë i shkurtër duke thënë se SHBA e ka mirëpritur marrëveshjen për targat dhe gjithashtu duke thënë se kjo marrëveshje është hap përpara për të dy vendet, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, misioni i OKB’së nuk ka luajtur rol në zgjidhjen e çështjës së targave dhe kjo është asistuar nga KFOR-i andaj ka deklaruar se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë.

“Dëshiroj të filloj duke mirëpritur marrëveshjen për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë që e ka ndërmjetësuar Lajcak. Kjo marrëveshje është hap përpara për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Përëndimor. Kjo është dëshmi se kur liderët angazhohen mund të gjejnë zgjidhje që përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. Inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë këtë dhe të respektojnë marrëveshjet paraprake e gjithashtu të vazhdojnë dialogun.

Dialogu mbetet platforma kryesore për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe stabilizim të marrëdhënieve duke arritur në fund një marrëveshje për njohje reciproke. UNMIK-u nuk ka luajtur rol lidhur me çështjen e targave dhe zgjidhja e kësaj çështje me përkrahjen e KFOR-it ka treguar se organizata tjera mund ta luajnë këtë rol më mirë. UNMIK-u ka plotësuar mandatin e tij dhe duhet ta kuptojmë këtë realitet e të shkojmë drejt mbylljes së tij. OKB’ja ende mund të luaj rol të rëndësishëm në implementimin e demokracisë në rajon por kjo nuk kërkon mision paqëruajtës në rajon. SHBA kërkon që Këshilli të mbyll misionin në mënyrë që të kemi prani tjetër në mënyrë që Kosova të realizojë potencialin e saj të plotë. SHBA-të mbesin të përkushtuara në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor dhe do të punojmë ngushtë me partnerët që të ruajmë sundimin e ligjit.”, tha përfaqësuesi i SHBA’ve

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

“Ku e gjete që na e solle doktor?”/ Demokrati-Berishës: E more thri, e bëre morr, tani do të të hajë! Ka dy fjalë edhe për Yuri Kim

“Ku e gjete që na e solle doktor?”/ Demokrati-Berishës: E more thri, e bëre morr, tani do të të hajë! Ka dy fjalë edhe për Yuri Kim

Ganezja: Më martoi për letra, shqiptari do të më marrë fëmijën

Ganezja: Më martoi për letra, shqiptari do të më marrë fëmijën

Abbott: Qeveria të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për procesin e Vettingut

Abbott: Qeveria të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për procesin e Vettingut

Pacolli “provokon” Kurtin në lidhje me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit

Pacolli “provokon” Kurtin në lidhje me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit

Sonte pritet të lëshohet në punë Blloku A4 i Termocentralit ‘Kosova-A’

Sonte pritet të lëshohet në punë Blloku A4 i Termocentralit ‘Kosova-A’

Barrierat në shoqëri më të rënda se invaliditeti

Barrierat në shoqëri më të rënda se invaliditeti

Kurti-Jasharit: Ushtria si vazhdimësi e UÇK-së është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Kurti-Jasharit: Ushtria si vazhdimësi e UÇK-së është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e VV-së për zgjedhjet në Prizren

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e VV-së për zgjedhjet në Prizren

Të hënën, Kuvendi shqyrton pikat e papërfuduara të pesë seancave

Të hënën, Kuvendi shqyrton pikat e papërfuduara të pesë seancave

Bajqinovci: Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë

Bajqinovci: Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë

Samiti për demokraci përballë ndasive politike

Samiti për demokraci përballë ndasive politike

Ministri Sveçla mori pjesë në forumin ministerial në Brdo të Sllovenisë

Ministri Sveçla mori pjesë në forumin ministerial në Brdo të Sllovenisë

Përveç zyrtarëve komunalë, policia arrestoi edhe 19 qytetarë që dyshohen për dallavere me subvencione

Përveç zyrtarëve komunalë, policia arrestoi edhe 19 qytetarë që dyshohen për dallavere me subvencione

Asnjë i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Haradinaj: Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë

Haradinaj: Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë