Për revistën “Vogue”, Selena Gomez foli për fenë, dashurinë dhe largimin nga muzika

E publikuar: 10/03/2021 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja dhe aktorja 28-vjeçare, Selena Gomez, e konsideron veten një person shumë shpirtëror, por nuk i pëlqen të flas për besimin e saj religjioz.“Unë jam shumë shpirtërore. Besoj në Zot, por nuk jam fetare. Ka kohë tashmë që jam besimtare e fesë katolike por nuk flas shumë për këtë.

Thjeshtë dua t’ia bëjë të qartë publikut se më pëlqen fakti se kam mundësi ta kem besimin tim, dhe të besoj në atë që dua sepse kjo është me të vërtetë ajo që më ndihmon t’i kalojë të gjitha sfidat dhe pengesat në jetë”, deklaroi Gomez për revistën “Vogue”. Selena e vlerëson shumë përkrahjen nga familja e saj, por e pranon se fama ia ka ndryshuar jetën në mënyrë dramatike. Në fakt, këngëtarja shpesh dyshon në qëllimet dhe sinqeritetin e njerëzve që i takon.“Familja ime më ka përkrahur para gjithë të tjerëve.

Ata më kanë dashur dhe ende më duan shumë.
Por, tani nuk e kam këtë lloj dashurie në jetën time. Nuk mund ta takoj dikë dhe ta kuptojë nëse më pëlqejnë për atë që jam”, tha tutje këngëtarja në intervistën e fundit.

Bukuroshja brune e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me yje të tillë si, Justin Bieber dhe The Weeknd, dëshiron që partneri i saj i ardhshëm ta dashurojë krejt ndryshe. “Të jem e sinqertë, unë thjeshtë dua t’ia nis nga fillimi. Dua që gjithçka të jetë e re. E dua një person që më dashuron kështu siç jam tani”.Gomez tani shquhet si një prej muzikanteve dhe aktoreve më të përfolura në botë.

Por ylli i hitit “Lose You to Love Me”, ende ndihet e përndjekur nga sukseset e para si artiste e kanalit “Disney”. Këngëtarja 28-vjeçare thotë se dëshiron t’ia jap karrierës së saj muzikore edhe një shans të fundit, para se të vendosë të largohet nga industria muzikore përgjithmonë, pasi beson se njerëzit nuk po e marrin atë seriozisht dhe nuk iu intereson shumë për këngët të cilat i lanson.Dhe në rast se largohet nga muzika, Selena planifikon ta shfrytëzojë kohën e lirë për t’i angazhuar në më shumë role filmike dhe televizive, pasi ka shumë dëshirë që të punojë më shumë para dhe prapa kamerave.Gomez do të luaj në serialin e ardhshëm komik, “Only Murders in the Building”, dhe kolegu i saj në këtë projekt, Steve Martin, së fundmi e lavdëroi atë publikisht për performancën e pasur dhe të pjekur në këtë serial.