Lajmet

Për ngritjen e Milosheviqit, ‘të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar’!

11.03.2016 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Telegrafi risjell shkrimin e botuar më 18 mars 2006, të shkruar nga publicisti dhe shkrimtari tashmë i ndjerë, Agim Mala.

Mala, si ish-drejtor i RTP që kishte thyer censurën komuniste, ishte ftuar detyrimisht për takim, në mars 1990, nga lideri i atëhershëm serb, Sllobodan Milosheviq.

Në këtë bisedë Milosheviqi thotë se do të vrasë 320 mijë shqiptarë e se do të ketë luftë. Se si rrodhi takimi e biseda, lexojeni shkrimin e postuar më poshtë.

1.

Do të këtë qenë fundi i marsit të vitit 1990.

Demonstratat në Prishtinë kishin filluar në janar të po atij viti; në mars kishin marrë hov në të gjithë Kosovën. Brezave më të hershëm u kujtohen këto demonstrata nga dy gishtërinjtë e ngritur për demokraci. Nuk kishte kërkesa të tjera: Për demokraci dhe kundër Millosheviqit e pushtetarëve kosovarë, që identifikoheshin me të.

Bilanci i përleshjeve të studentëve dhe të rinjve me policinë ishte 32 të vrarë, qindra të plagosur dhe mijëra shqiptarë të Kosovës nëpër burgje.

Isha drejtor i Radiotelevizionit të atyre viteve. Me shumë mund dhe sakrifica të gazetarëve dhe të stafit redaktues të televizionit dhe të radios, arrihej që të thyhej censura dhe të informohej opinioni se çka po ndodh. RTP-ja si shtëpi mediale e kishte marrë një kuptim në jetën e shqiptarëve të Kosovës, të cilëve një vit më herët u ishte marrë me dhunë autonomia. Te dyert e TV-së çdo ditë kishte njerëz të rrahur nga policia, të cilët vinin të dëshmonin për dhunën dhe terrorin që ushtrohej. RTP-ja ishte një vend për defrustrimin politik të masave.

2.

Më kishin ftuar për një tryezë në TV të Novi Sadit, ku do të diskutohej për proceset demokratike, që e kishin përfshirë Evropën Lindore. Pushtetet komuniste në shumicën e shteteve të llagerit socialist kishin rënë pas rënies së Murit të Berlinit.

Në bisedën e organizuar – e cila përcillej drejtpërdrejt në gjithë rrjetin e RTJ-së së atëhershme – kishte përfaqësues nga të gjitha njësitë federale të ish-Jugosllavisë. Një funksionar shqiptar që ishte pjesëmarrës në atë tryezë televizive, e i cili asokohe identifikohej me politikën e Sllobodan Milosheviqit në Kosovë, më njofton se shefi i tij kishte kërkuar të më takojë. Isha i befasuar, për të mos thënë më shumë. Funksionari shqiptar mundohet të më bind se nuk do të jetë mirë për mua nëse e refuzoj ftesën.

Të nesërmen në ora dhjetë ai më priste në kabinetin e tij në ndërtesën e Parlamentit serb. Ndihesha i vetmuar në veriun e ftohtë të atij shteti, i cili ishte kthyer në dhunë mbi shqiptarët. Vendimet me rëndësi isha mësuar t’i marrë në Prishtinë, jo vetë. Rruga e kthimit për në Prishtinë kalonte nëpër Beograd.

3.

Ishte një kabinet me ulëse rripi ngjyrë kadifeje. Ulur mbi njërën sish ishte një njeri trupvogël, me flokë të thinjura, me një shikim të vrazhdë, i cili ishte i drejtuar kah bashkëbiseduesi, por nuk përqendrohej fare mbi të, duke humbur diku përtej. Thithte kot në një cigarillos që i ishte fikur. Ishte ky Sllobodan Milosheviq, i cili dhjetë vjet më vonë do të gjykohet në Hagë si krimineli më i madh i luftës pas Hitlerit.

“Kam informata se ti dhe televizioni yt keni ndikim të madh në popull atje. Bindi shqiptarët e tu që të mos vdesin kot, sepse Serbia nuk e jep Kosovën”!

Kështu e nisë bisedën ai. Asokohe e kisha një qetësi dhe durim prej Zotit, që me vinte në situatat më të rënda. Zura të qesh. E kisha të qartë se aty nuk ka politikë dhe çfarëdo argumenti politik është i kotë:

“Kush e kërkon Kosovën”?! – e pyes. “E kërkon dikush ta bartë në krahë përtej Bosforit?! Kosovën e kërkojnë njerëzit që jetojnë aty dhe ata nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa të jetojnë të barabartë me të tjerët!”

“Jo”! – thotë ai preras. “Kosovën e kërkojnë irredentistët shqiptarë për t’ia bashkangjitur Shqipërisë”.

Kjo ishte teza e nacionalizmit serb, që nga viti 1981, për të pasur pretekst që ta ndëshkojnë një popull të tërë. Me këtë tezë rreth gjysmë milioni shqiptarë ishin burgosur ose trajtuar në polici përgjatë viteve të tetëdhjeta. Ishte e kotë përpjekja për të shpjeguar se shqiptarët nuk janë aq të mbetur politikisht, sa për të besuar se në këto rrethana mund të ndërrojnë kufij në Ballkan…

Nuk kishte dialog rreth postulateve të betonuara politike me të cilat Serbia po e nënshtronte Kosovën dhe po i shkelte shqiptarët. Mundohem ta nxjerr bisedën në rrafsh tjetër: “I njihni ju shqiptarët”? – e pyes. “E keni pasur ndonjë shqiptar përballë ndonjëherë, pos politikanëve”?

“Po”! – thotë ai. “Në shkollën e mesme në Valevë ka qenë një byrekxhi shqiptar, i cili kur nuk kisha para, ma jepte byrekun falas!”.

Nuk dija në bën ironi apo është i trallisur.

“Po nuk mund t’i njihni shqiptarët përmes një byrekxhiu. E keni lexuar Mark Milanin ndoshta…”.

Nuk ishte ai njeri i leximit e as që donte t’i njihte shqiptarët. Kthehet përsëri te fillimi i bisedës, se shqiptarët nuk duhet të vdesin kot dhe i përmend 28 viktima të demonstratave të asaj pranvere.

“Tridhjetedy janë vrarë!” – i them unë.

“3.200 kanë pasur për t’u vrarë, 32.000, 320.000, sepse Serbia nuk e jep Kosovën”!

Ai i shtonte zerot në numrin e shqiptarëve që donte t’i vrasë, sikur fliste për zogj të inkubatorit. Fundi i kësaj bisede orvelliane vjen me kërcënimet e tij që thuajse i thoshte më shumë për vete, se sa për ta dëgjuar unë: “Nëse është kështu, atëherë do të bëhet luftë…”! Sloganin “Do të bëhet luftë…”, do ta këtë përsëritur në fund të asaj bisede, e cila qartë e kishte bërë nervoz, sigurisht mbi dhjetë herë.

4.

Derisa kthehesha për në Prishtinë me një veturë “Reno 25” të RTP-së, me Bahrudinin, një djalë thatak i Bradashit të Podujevës, i cili duke me parë të humbur as nuk provonte të flasë, nëpër kokë më sillej slogani i vozhdit serb: “Do të bëhet luftë… Do të bëhet luftë…”. Dhe nuk di pse nuk mund ta nxirrja nga koka përfytyrimin e byrekxhiut shqiptar në Valevë, i cili i kishte dhënë byrek falas kriminelit.

E përfytyroja në të veshura të bardha, i lyer me miell, me mustaqe të zeza… Do të këtë qenë nga Dragashi, nga Gostivari, ku do t’i këtë lënë pesë a gjashtë fëmijë… Do të jetë quajtur Liman, Destan… Dhe tash mendoj… Të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar, i cili e kishte ushqyer falas nxënësin, për të cilin kurrë nu ka mundur t’i shkojë mendja se ai dikur do të bëhet xhelat edhe i 20 mijë shqiptarëve dhe i 250 mijë njerëzve të përkatësive tjera?

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bastisja nga Krimet Ekonomike, sekuestrohen mijëra euro, armë e autobotë për transporte derivatesh

Bastisja nga Krimet Ekonomike, sekuestrohen mijëra euro, armë e autobotë për transporte derivatesh

Gjendet i vdekur i riu në Liqenin e Batllavës

Gjendet i vdekur i riu në Liqenin e Batllavës

Kurti: Paga minimale që nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Kurti: Paga minimale që nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Kurti: Këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, i erdhi ndihma amerikane

Kurti: Këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, i erdhi ndihma amerikane

Joseph: Ngërçi institucional është përgjegjësi e të gjithë liderëve politikë, Osmani ishte e shkëlqyer me Washingtonin

Joseph: Ngërçi institucional është përgjegjësi e të gjithë liderëve politikë, Osmani ishte e shkëlqyer me Washingtonin

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e “Fondit të Konfiskimit”

Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e “Fondit të Konfiskimit”

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë pas përplasjeve në Kuvend

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë pas përplasjeve në Kuvend

Prattipati në pritjen për 250 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Kosova nuk është vetëm partnere, por lidere e ardhshme në rajon

Prattipati në pritjen për 250 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Kosova nuk është vetëm partnere, por lidere e ardhshme në rajon

Qalaj: Qeveria ua ka mundësuar legalizimin fëmijëve të kriminelëve duke iu dhënë shtetësinë

Qalaj: Qeveria ua ka mundësuar legalizimin fëmijëve të kriminelëve duke iu dhënë shtetësinë

I paburrë” “Tradhtar”, kapen keq në ‘facebook’, zyrtarët e LDK’së Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

I paburrë” “Tradhtar”, kapen keq në ‘facebook’, zyrtarët e LDK’së Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

FSK-ja arrin në Liqenin e Batllavës për t’iu bashkuar kërkimeve, dyshohet se një person është zhdukur në ujë

FSK-ja arrin në Liqenin e Batllavës për t’iu bashkuar kërkimeve, dyshohet se një person është zhdukur në ujë

Arrestohet në Prishtinë një 20-vjeçar i dënuar për vrasje në tentativë

Arrestohet në Prishtinë një 20-vjeçar i dënuar për vrasje në tentativë

Kurti pret në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kurti pret në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Më 41 vota për Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Më 41 vota për Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Rashiq: Formimi i institucioneve të bëhet në një “pako”, të mos lihet hapësirë për bllokada

Rashiq: Formimi i institucioneve të bëhet në një “pako”, të mos lihet hapësirë për bllokada