Për 9 muaj, 150 raste të reja me kancer në gji

17.10.2015 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Për 9 muaj, 150 raste të reja me kancer në gji

Muaji tetor është muaj i vetëdijesimit nga sëmundja e kancerit të gjirit. Forma më e shpeshtë e regjistruar në Kosovë, te gratë është kjo sëmundje.

Ndonëse nuk dihet numri i saktë i të gjitha grave që vuajnë nga kjo sëmundje, rreth 200 raste të reja paraqiten çdo vit në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë javë kanceri i gjirit do të jetë tema e rubrikës “Fokus” të Radios Evropa e Lirë.

Gratë e prekura me kancerin e gjirit, bëjnë thirrje që kontrollet të jenë sa më të shpeshta, për shkak se, siç thonë ato, diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.

Njëra nga to është edhe Nafije Latifi, nga organizata “Jeta Vita”, e cila vite më parë është diagnostikuar me kancer në gji. Ajo flet për sfidën që ka kaluar gjatë përballjes me këtë sëmundje, por thotë se krahasuar me vitet e kaluara, tashmë mundësitë për diagnostikim dhe trajtim të kësaj sëmundje, janë më të lehta.

“Sfida më e madhe është natyrisht vetë sëmundja. Por, në Kosovë merr edhe dimensione tjera, si stigmën, mundësitë e diagnostikimit, trajtimit”.

“Por, me themelimin e Institutit onkologjik dhe me sigurimin e onkologëve, e po ashtu edhe me sigurimin e barnave, është bërë një lehtësim i madh për gratë që atakohen me kancer në gji. Ato tash kanë një fat në fatkeqësi, pasi nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit për t’u trajtuar. Telashet që ishin më parë, në një masë të madhe janë lehtësuar”, thotë Latifi.

Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se në këtë institucion, nga muaji janar e deri në tetor, janë paraqitur 150 raste të reja me kancer në gji.

“Në kuadër të muajit kundër luftës së kancerit të gjirit, po bëhen disa aktivitete për sensibilizim, në mënyrë që të ndikojë në diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit”.

“Një analizë që është bërë për nëntë muaj, tregon se janë 150 raste të reja me kancer të gjirit, dhe nëse i analizojmë edhe për tre mujorin e mbetur, del se ky vit do të jetë me rreth 200 raste të reja me kancer të gjirit, gjithmonë duke u mbështetur edhe në statistikat e viteve paraprake. Ky numër krahasuar me vitin e kaluar, ka shënuar një rritje të lehtë”, bën të ditur Hyseni.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ndonëse për trajtimin e sëmundjes së kancerit në Kosovë kërkohen rreth 9 milionë euro në vit, institucioni që ai udhëheq, ka ndarë 5 milionë euro për këtë sëmundje, në mungesë buxheti.

“Ne kemi punuar shumë që ta funksionalizojmë mamografin mobil, në bashkëpunim me të gjitha komunat, gratë deputete, Institutin onkologjik dhe Ministrinë e Shëndetësisë, kemi arritur që ky projekt si donacion të punojë dhe të ekzaminohen disa mijëra gra. Ne po hulumtojmë mundësitë që të mbështesim edhe kuadrin, por edhe komunat për realizimin e këtij projekti”.

“Në kujdes parësor, por edhe atë sekondar, janë vitalizuar shumë mamografë dhe gratë ekzaminohen aty. Po punojmë që të rrisim mundësi diagnostike të tjera dhe ultrazë, dhe të bëjmë promovimin e kontrollit të hershëm. Kemi pasur përmirësim të dukshëm me citostatikë në Institutin onkologjik. Rezultatet muajt e fundit kanë arritur në 95 për qind të mbulimit të nevojave me citostatikë”, shpjegon Rrahmani.

Ndërkaq drejtori Ekrem Hyseni, flet edhe për kushtet e trajtimit në Institutin onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës:

“Furnizimi me kimioterapi këtë vit ka qenë stabil, dhe mbulimi me barna është mbi 90 për qind. Kemi pasur disa mungesa që për fat të mirë nuk kanë qenë të mëdha. Shërbimi i radioterapisë ka funksionuar gjatë gjithë kohës dhe lista e pritjes është një deri në tre javë, e që është e njëjtë me vendet e Bashkimit Evropian. Rastet paliative fillojnë brenda dy ose tre ditësh, derisa rastet urgjente brenda ditës”.

Nga kanceri i gjirit, si sëmundja më e shpeshtë që prek femrat, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithashtu edherreth 200 operacione, bën të ditur Shqiptar Demaçi, kirurg torakal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Më shumë se 24 mijëvizita mjekësore dhe protokolle terapeutike të zbatuara te pacientët dhe më shumë se 3 mijë seanca radio-terapeutike, janë realizuar në Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht në Institutin onkologjik gjatë vitit të kaluar.

Bazuar në të dhënat e fundit rreth incidencës dhe vdekshmërisë së lartë në mbarë botën nga kjo sëmundje, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë miratuar Planin Nacional për Kontrollin e Kancerit, i hartuar nga Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit të Kosovës.

Ky plan, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ka për qëllim zvogëlimin e incidencës së kancerit, ku objektiv kryesor ka parandalimin, zbulimin e hershëm dhe skriningun, diagnostikimin, trajtimin specifik multidisiplinar, trajtimin paliativ dhe rehabilitimin e pacientëve të prekur.

Vitin e kaluar mamografi mobil u vu në shërbim të grave, të cilat duan ta bëjnë falas kontrollin e gjirit.

Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje të gjitha gratë në gjithë territorin e Kosovës që të kryejnë kontrollet e gjirit.

Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh. Ndonëse në fillim të punës, ka pasur disa telashe me funksionimin, ky shërbim tashmë po funksionon mirë.

Ardian Biçaku, koordinator për mamografin mobil, shpjegon për punën që po bëhet me mamografin mobil për detektim të hershëm të kancerit të gjirit.

“Prej fillimit të implementimit të mamografit mobil,janë ekzaminuar rreth 2000 femra, në dhjetë komuna të Kosovës. Aktualisht, mamografi është në komunën e 11, në Krushë të Madhe, duke ekzaminuar gratë”.

“Janë 16 raste të diagnostikuara me një probabilitet të lartë për malinjitet, ku dy gra tashmë janë diagnostikuar me kancer”, tregon Biçaku, transmeton rel.

Siaps të dhënave, vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, në Institutin onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë diagnostikuar mbi 400 raste të reja në përgjithësi të të prekurve me sëmundjen e kancerit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara