Dr. Teuta Rexhepi, pediatre, ka arritur sot moshën e pensionimit, shkruan Mediafokus.info.
Përgjatë tridhjetë viteve si specialiste, ajo punoi me përkushtim e kujdes maksimal për shëndetin e bebeve.
Gjatë viteve 1988-1994, punoi në Shtëpinë e Shendetit në dispanzerin e fëmijëve në Preshevë.
Ndërkohë, nga viti 1994 deri më 1996, vazhdoi të punojë në Shtëpinë e shendetit në Gjilan, derisa gjatë tri viteve të ardhshme në QMF -Zhegër e në dispanzerin e fëmijëve në Gjilan.
Prej 1999 deri në pension punoi si specialiste pediatre në repartin e Neonatologjisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit./Mediafokus.info/