Pekini mirëpret sportistët të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore

E publikuar: 21/12/2021 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijiang u shpreh të hënën në një konferencë shtypi se pala kineze mirëpret sportistët nga vende të ndryshme, duke përfshirë ShBA-në, të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022. Ai tha se Kina do të ofrojë kushtet e duhura për çdo sportist të realizojë ëndrrën e vet olimpike dhe u uroi të gjithëve pjesëmarrësve një rezultat të shkëlqyer në konkurrim.

Kryeekzekutivja e Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të ShBA-së Sarah Hirshland bëri të ditur ditët e fundit se ShBA-ja do të dërgojë rreth 230 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe 65 në Lojërat Paralimpike.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha se më 2 dhjetor, në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të OKB-së, u miratua njëzëri rezoluta e iniciuar nga 173 vende anëtare për armëpushim gjatë organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. “Më 11 dhjetor, në Samitin e 10-të Olimpik, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u bëri thirrje qarqeve sportive për të mbështetur Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe për të kundërshtuar politizimin e sportit. Ndërkohë, shumë organizata ndërkombëtare, si G20-a e Organizata e Bashkëpunimit e Shangait etj., kanë shprehur përkrahjen e tyre. Presidenti francez Macron, kancelari austriak Nehammer kanë shprehur kundërshtimin ndaj politizimit të sporteve”, shtoi zëdhënësi.

Siç mësohet, komitetet olimpike të Koresë së Jugut, Francës, Finlandës, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Spanjës, Bjellorusisë, Argjentinës etj, kanë dërguar urime për organizimin e suksesshëm të Lojërave Olimpike Dimërore 2022.