Pekin 2022/ Stadiumi “Capital” gati për eventet e provës

E publikuar: 15/10/2021 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Capital Gymnasium” në kryeqytetin kinez, i cili është ndërtuar 53 vjet më parë, do të presë provat e “Asian Open” për patinazhin dhe etapën kineze të Kupës së Botës për skiimin “short track”, dy evente provë për Pekin 2022, përcjell “Xinhua”.

Drejtori operativ i stadiumit, Ding Dong, deklaroi se të gjithë atletët e huaj të patinazhit artistik, trajnerët, arbitrat dhe zyrtarët e “International Skating Union” dhe të “Asian Skating Union” kanë mbërritur në kryeqytetin kinez, për të marrë pjesë në seksionet e nxehjes në pistën e akullit.

“Kujdesi me masat anti-Covid është një ndër pikat kryesore të këtij kompeticioni”, -shpjegoi Ding, i cili shtoi se atletët dhe pjesëmarrësit në lojëra nuk do të futen në karantinë pas mbërritjes në “Capital Gymnasium”, por duhet të dorëzojnë një test molekular negativ dhe duhet të mbajnë një maskë të tipit N95. Këtë vit, garat do të jenë pa spektatorë.

Sipas Ding, në “Asian Open” për patinazhin, që do të zhvillohet nga 14-16 tetor, kanë mbërritur 32 atletë nga nëntë vende dhe rajone të ndryshme të botës. Për Kinën, do të garojnë Sui Wenjing e Han Cong.