Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se që nga ardhja në krye të këtij dikasteri, investimi në aspektin e teknologjisë dhe inovacionit në mbrojtjen parandalimin e dëmtimit të pyjeve ka shënuar një progres, raporton Ekonomia Online.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve në Parkun e Blinajës me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”, Peci tha se me vendim të Qeverisë, kanë formuar task-forcën për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.
“Ne jemi sot këtu në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve që është organizim me nivel global dhe shënohet nga kombet e bashkuara, dhe që tema e këtij viti ka qenë inovacioni dhe teknologjia në mekanizmat e mbrojtjes së pyjeve. Tashti prej se jam unë ministër, investimi në aspektin e teknologjisë dhe inovacionit në mbrojtjen parandalimin e dëmtimit të pyjeve ka shënuar një progres domethënës, dhe për këtë edhe falë partneritetit dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që e kemi me organizatën ndërkombëtare FAO, e cila e ka mundësua që sot të kemi teknologjitë më të avancuar më bashkëkohore, në funksion të mbrotjes, dhe parandalimit të prerjeve ilegale dhe dëmtimeve të tjera”, u shpreh Peci.
“Njëkohësisht vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe trevjeçare, ne kemi avancuar edhe politikat edhe strategjinë, kemi aprovuar edhe strategjinë e re për periudhën 2022-2028, planin e veprimit dhe përveç kësaj kemi vendos me vendim të qeverisë task-forcën për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve, që shtron nevojën e një koordinimi me të mirë ndërinstitucional mes akterëve të ministrisë, Qeverisë, komunave, por njëkohësisht edhe institucioneve të drejtësisë dhe të rendit”, u shpreh Peci.
“Vlen të theksohet se pas një përpjekje më shumë se 10 vjeçare përfundimisht ne kemi aprovuar ligjin për pyjet e Kosovës e kjo mundëson një riorganizim dhe ristrukturim të tërësishëm të mënyrës së funksionimit të institucioneve, dhe adresimin në çështjen e pyjeve. Kosova ka dikun rreth 44 për qind të territorit që mbulohet me pyje kjo është një pasuri kombëtare që na ka dhuru Zoti, ne jemi vetëm shfrytëzues të përkohshëm dhe duhet në baza ditore të ngrisim nivelin e përgjithësisë institucionale po të gjithë qytetarët të republikës së Kosovës për shfrytëzimin racional, dhe funksion të ekonomisë, por njëkohësisht edhe duke ndjekur hapat e politikat që kanë mekanizmat ndërkombëtar, për shkak se ne kemi përqafuar edhe çështjen e agjendës së gjelbër, edhe çështjet e politikave të tjera që shkojnë në funksion të përmirësimit të dëmtimeve, që kanë të bëjë me ndryshimin klimatike po edhe tema të tjera”, u shpreh tutje Peci.