Peci bleu “Dolce Vitan”, Radosavleviq pretendon hise në të

22.07.2015 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Peci bleu “Dolce Vitan”, Radosavleviq pretendon hise në të

Familja Peci nga Mitrovica është pronare e re e kafenesë “Dolce Vita”, që gjendet në pjesën veriore të qytetit, e njohur si vendi i qëndrimit të pjesëtarëve të grupit të ashtuquajtur “Rojet e urës”, nga e cila ata dilnin në rrugë dhe keqtrajtonin shqiptarët, të cilët kalonin urën.
Ky lokal i njohur gjatë kohës sa ishte pronë e ish-ndërmarrjes “LUX”, si “Zelenika Lux”, në të cilën ndodhet kafeneja “Dolce Vita”, është blerë me 5 shkurt të vitit të kaluar nga familja Peci, në valën e 23 të likuidimit nga AKP-ja.

Këtë e ka konfirmuar Ekrem Peci, anëtar i familjes, nëpërmes të një njoftimi për mediet, pas disa informacioneve që kanë rrjedhur të martën se gjoja kafenenë “Dolce Vita” e ka blerë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Peci madje ka kërkuar nga portalet që kanë lansuar informatën që menjëherë t’i demantojnë shkrimet e tyre, në të kundërtën është kërcënuar se do t’i padis në gjykatë. “Lokalin ‘Zelenika Lux’, që njihet si ‘Dolce Vita’ e që gjendet në veri të Mitrovicës, është blerë nga familja ime, e jo nga Agim Bahtiri.

Më 5 shkurt të vitit 2014, AKP-ja ka konfirmuar shpalljen e fituesit me çmimin më të lartë. Blerja e këtij lokali, pra të ‘Dolce Vita’ është bërë përmes likudimit në valën e 23-të, që e ka shpallur AKP-ja”, ka thënë Peci.

Në anën tjetër, “pronari” aktual i kafenesë “Dolce Vita”, të cilën shqiptarët do ta kujtojnë përgjithmonë për të keq, pasi që aty rrinin pjesëtarët e “Rojave të urës”, të cilët i rrahnin shqiptarët që tentonin të dilnin përtej urës në veri, u ka thënë medieve serbe, se nuk ka njohuri për procesin e privatizimit për objektin në të cilin është vendosur “Dolce Vita”, e as për informacionet se atë e ka blerë Agim Bahtiri dhe se nuk do të heq dorë nga të qenit pronar i saj. “Unë për privatizimin për herë të parë po dëgjoj tani.

Atë çka mund të them sigurt është se këtu i kam 43 metra katrorë, nga të cilët me investime kam arritur që t’i zgjerojë në 166 metra katrorë. Unë kam dëgjuar se do të privatizohet, por me sa di unë privatizimi i lokaleve të LUX-it është ndërprerë”, ka thënë Radosavleviq. Kafeneja problematike “Dolce Vita” është vendosur në hapësirat e ish-Ndërmarrjes tregtare “Lux” dhe ka qenë e njohur me emrin “Zelenike Lux-”.

Deri me tani janë shitur mbi 75 për qind e hapësirave të mëdha të “LUX”-it në veri të Kosovës. Por, kryetari aktual i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta ndalojë privatizimin e ndërmarrjeve në veri të Mitrovicës dhe në pjesën veriore të Kosovës. Ai pati siguruar nëpërmes të një deklarate se me Qeverinë e Kosovës, si dhe me AKP-në është arritur marrëveshja që të ndalohet privatizimi në veri.

Ndryshe, në kafenën “Dolce Vita”, në afërsi të urës kryesore të Ibrit, patën pirë kafe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe shefja e ekipit negociues të Prishtinës, tani ministre për Dialog, Edita Tahiri. Në të njejtën kafene, Edita Tahiri kishte shkuar edhe një herë tjetër, pas një konference që ishte mbajtur në jug të Mitrovicës, e ku merrte pjesë edhe ajo, si dhe përfaqësues të serbëve të Mitrovicës së veriut. /Zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare