Peach pritet në takim edhe nga Osmani

E publikuar: 05/01/2023 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Peach, për herë të fundit në Kosovë, ishte më 25 tetor të vitit 2022. Gjatë kësaj vizite ai u takua me Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin.

Ndër tjera, ai deklaroi se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejtë NATO-s dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.