PDK në Ferizaj sqaron kërkesën për suspendimin e Muharrem Sfarqës

02.10.2015 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK në Ferizaj sqaron kërkesën për suspendimin e Muharrem Sfarqës

Grupi i kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka dalë sot me një sqarim rreth kërkesës që ka bërë për shkarkimin e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Në sqarim theksohet se më 30 shtator Grupi Parlamentar i PDK-së, siç u thuhet në sqarim këshilltarëve, anëtarë të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, kemi dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e Pushtetit dhe Administrimit Lokal. Kërkesa jonë është e bazuar në dy ligje: Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Në bazë të këtyre dy ligjeve, Qeveria e Kosovës obligohet që ta suspendojë kryetarin e komunës, z. Muharrem Sfarqa, dhe pastaj, nëse vërtetohen shkeljet nga Gjykata Kushtetuese, edhe ta shkarkojë atë. Kërkesën tonë për këtë qëllim e kemi shoqëruar me dëshmi të shumta për shkelje edhe të ligjeve të tjera, si: Ligjit për buxhet, Ligjit të prokurimit publik, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Ligjit për shërbimin civil, Statutin e Komunës etj. Për të gjitha këto shkelje që i ka bërë Kryetari ynë, ne kemi reaguar me kohë, si gjatë mbledhjeve të Kuvendit Komunal ashtu edhe me konferenca e debate tjera publike.

Por, kryetari ka vazhduar me avazin e njëjtë të shkeljeve ligjore.
Ne kemi zgjedhur rrugën, të cilën ende asnjë komunë në Kosovë nuk e ka bërë. Rrugën e institucioneve qendrore që e kanë për detyrë vëzhgimin dhe kontrollimin e punës së pushteteve lokale.
Ne po e vëmë në sprovë Qeverinë e Kosovës.
Po kërkojmë zbatim të ligjit lidhur me shkeljet ligjore që i ka bërë Kryetari i Komunës së Ferizajt.

Sepse aty ku respektohet dhe mbrohet ligji, aty ka siguri.
Aty ku ka siguri ka edhe shpresë!
Besojmë që, pas reflektimit të Qeverisë së Kosovës, qytetarëve tanë, u kthehet shpresa për një shtet më të fortë për të cilën kemi ëndërruar e luftuar me shekuj, përfundon sqarimi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare