Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan ka akuzar kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin se po vazhdon të punësoj të afërmit e tij.
“Lutfi Haziri, do të deklarojë sot me ngazëllim, për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! Vit i mbarë për kryetarin e Gjilanit, sepse ai po vazhdon punësimin e familjarëve nëpër institucionet publike të Kosovës, personi fatlum për gjetjen e një vendi të punës kësaj radhe ishte kunata e tij, e cila më së miri i plotësojë kushtet dhe kriteret e punësimit në mesin e 150 edukatoreve të Gjilanit, që janë duke pritur me vite të tëra për një vend pune.
Lutfi Haziri e punësoi kunatën e tij në shkollën e Pogragjës, vetëm pas shkarkimit të drejtorit të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, i cili ishte bërë pengesë për punësimet sipas listave të porositura nga kryetari i komunës”, thuhet në njoftimin për media të PDK-së.