Kryetarët e Grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së, nesër do të dalin në konferencë për media.
Sipas njoftimeve, Abelard Tahiri nga PDK pritet të dal në konferencë në ora 13:00, ndërsa Besnik Tahiri nga AAK-ja në ora 14:30.
Bëhet e ditur se konferencat do të mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës.