PDK bën hapjen zyrtare të fushatës të shtunën tek 1 Tetori, Krasniqi: Gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë

E publikuar: 07/01/2025 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kjo parti do ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës më 11 janar, në orën 16:30, në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Krasniqi ka thënë se në këtë ngjarje do të prezantohen edhe kandidatët për deputetë.

“Këtë të shtunë, më 11 janar, në ora 16:30, ju ftojmë të bashkoheni me ne në sallën 1 Tetori në Prishtinë, për hapjen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantojmë edhe ekipin tonë të mrekullueshëm të kandidatëve për deputetë, që janë gati të punojnë për ju dhe vendin tonë. Së bashku, me besimin dhe mbështetjen tuaj, me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza, jemi gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Krasniqi.