PDK: Agim Bahtiri lavdërohet me projektet e Avni Kastratit

E publikuar: 21/12/2016 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë ka akuzuar kryetarin e komunës, Agim Bahtiri se po krenohet me projektet e ish-kryetarit Avni Kastrati.

PDK përmes një komunikate ka reaguar ndaj përurimit që do ti bëj sot Bahtiri sheshit të qytetit të Mitrovicës, projekt ky i nisur në vitin 2011.

Lexoni reagimin e PDK-së:

Duke e ndjerë dështimin total në të gjitha fushat, kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të lavdërohet me projektet që ishin përgatitur dhe kishin nisur në kohën e Avni Kastratit. I tillë është edhe projekti për sheshin e qytetit që kishte nisur në vitin 2011.

Përveç zyrtarëve komunalë, në përgatitjen e atij projekti ishin kyqur edhe ekspertë të Komisionit Evropian, në mënyrë që të hartohej një projekt sa më modern për qytetin e Mitrovicës. Për projektin që ishte siguruar edhe financimi nga BE-ja, ekzistojnë fotografi që dëshmojnë ecurinë e gjithë procesit. Fotografitë dhe komunikatat për këtë projekt të Avni Kastratit ekzistojnë edhe në webfaqen e komunës.