Pavarësisht deklaratave të tij, Trump kandidati kryesor i Republikanëve

15.01.2016 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pavarësisht deklaratave të tij, Trump kandidati kryesor i Republikanëve

Donald Trump thellon diferencën në sondazhet për republikanët dhe në nivel kombëtar dyfishon avantazhin përballë Ted Cruzit, pavarësisht vijës së ashpër ndaj refugjatëve dhe Islamit, madje edhe duke deklaruar se nuk i intereson të jetë ”politikisht korrekt”.

Këtë deklaratë, Trumpi e bëri në debatin e parë presidencial për këtë vit mes kandidatëve republikanë, në Karolinën e Jugut.

“Refugjatët janë si Kali i Trojës. Ata duan të futin te ne terrorizmin dhe pikërisht për këtë ne nuk duhet të lejojmë që ata të hyjnë në Amerikë”, tha Trump.

Për ta forcuar hipotezën e tij, Trump përmend edhe atentatet në Stamboll dhe Xhakartë.

“Nuk është çështja se ushqejmë frikën. Është një realitet. Mes refugjatëve ka pak gra, shumë pak fëmijë dhe shumë burra. Të rinj dhe të fuqishëm”, thotë ai.

”Ajo që më intereson është vetëm siguria e atdheut tonë. Është siguria ajo për të cilën kemi nevojë. Kemi një problem të madh me Islamin radikal. Duhet të jemi të vëmendshëm”, shton Trump.

Ndërkohë, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, e cila ndjek debatin nga televizori, irritohet edhe ndaj kritikave të republikanëve kundër presidentit Obama, që sipas tyre nuk u tregua i ashpër ndaj Iranit pas ngjarjes me marinarët amerikanë.

“Nuk mund të kthehemi te diplomacia e kaubojsave. Për të ardhmen kemi nevojë për një politikë të vërtetë të jashtme”, shkruan Clinton në Twitter.

“Amerika është edhe një vend i myslimanëve. Kush garon për president duhet ta dijë këtë. Islami nuk është armiku ynë. Retorika kundër Islamit… bën lojën e terroristëve”, shton ajo.

Në fund të debatit, Trump duket shumë i kënaqur.

”Nëse do të zgjidhem president, fëmijët e mi, Eric dhe Ivanka do të drejtojnë kompanitë e mia. Mua nuk më intereson. Unë do ta përdor mendjen time për Amerikën”, përfundon ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së