Paskal Ru: S’na intereson politika, investojmë në Brezovicë

19.04.2015 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Paskal Ru: S’na intereson politika, investojmë në Brezovicë

Përpjekja e privatizimit të qendrës së skive në Brezovicë ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të rrezikut të prishjes së objekteve ekzistuese, uzurpimit jolegal të tokës dhe ndryshimit të strukturës etnike të të punësuarve, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”. Paskal Ru, president i konzorciumit francez “MDP konsalting”, i cili me autoritetet në Prishtinë në bazë të parimit të partneritetit publiko-privat arriti marrëveshje për koncension prej 99 vjetësh, ka thënë për “Novostin” se nuk ka qenë qëllimi i tij të merret me politikë, por që nga Brezovica të krijojë një qendër moderne të skijimit. “Qeveria në Prishtinë ka shpallur tender dhe është e natyrshme që kemi biseduar me ta. Është e vërtet se ndodhemi në një territor me një histori intensive. Por, projekti ynë është multietnik dhe do të duhej t’i kontribuonte pajtimit. Qëllimi ynë është që nga ky projekt të përfitojë e gjithë popullsia e kësaj ane. Të gjithë duhet ta gjejnë veten në këtë projekt”, ka thënë Ru për “Novosti”, transmeton rtklive.

Presidenti i konzorciumit theson se krahas qendrës së skive, paralelisht në nivelin lokal do të duhej të zhvillohej edhe bujqësia, ndërtimtaria, ofrimi i shërbimeve etj. “Do të krijojmë kushte që i gjithë ky rajon të jetë atraktiv”, ka shtuar Ru. Ai më tej ka thënë se për investitorët francezë ky projekt nuk ka kurrfarë sfondi politikë. “Ne nuk merremi me politikë. Vetëm duam që të gjithë nga ky projekt të kenë dobi ekonomike dhe dobi tjera”. Sipërmarrësi francez gjithashtu ka thënë se ka për qëllim që të bisedojë edhe me autoritetet lokale. “Tash kur e kemi kontratën, do të shkojmë në bisedime ehe me përfaqësuesit dhe qytetarët e Shtërpcës. Ata i njohin alpet e tyre, territorin dhe historinë. Njerëzit duhet ta dijnë se dëshirojmë të punojmë me ta. Të gjithë janë të nevojshëm”, ka premtuar Ru.

Paskal Ru e pranon se nuk ka pritur një vëmendje kaq të madhe të mediave kur ka hyrë në këtë projekt. “Mendoj se ende nuk ekziston një mirëkuptim i qëllimeve tona. Kam dëgjuar se flitet për atë se ne do t’i largojmë njerëzit dhe do t’i privatizojmë këto alpe. Nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Synimi ynë është zhvillimi i resurseve. Dëshirojmë të krijojmë një qendër skijimi me standarde botërore. Ky është një rast i mirë për të gjithë komunitetin”, ka përfunduar Ru.

Demantimi

Edhe në Francë është çuar shumë pluhur rreth blerjes së qendrës së skive në Brezovicë. “Kompani dez Alp”, të cilën burimet kosovare e kanë cituar si njërën prej pjesëmarrësve në konzorciumin për investime në Brezovicë, e ka mohuar kategorisht këtë lajm, kurse pjesëmarrjen e tyre e ka konfirmuar vetëm në nivelin e “shërbimeve të konsulencës”. “Nuk jemi të angazhuar në konzorcium, por vetëm kemi dhënë vlerësimin tonë profesional të këtij projekti”, kanë thënë për “Novosti” në shërbimin për marrëdhënie me publikun të kësaj kompanie. Ky vlerësim sipas tyre ka qenë i lidhur vetëm për mundësitë teknike të shfrytëzimit të shtigjeve të skive.

Punëtorët serbë mendojnë se pas konzorciumit francez fshihet Behgjet Pacolli

Të gjithë pronën serbe duan ta shkatërrojnë, para se gjithash hotelin “Molika”, ski-liftin, kabllot, gjë e cila është në plan në tri vitet e ardhshme, prandaj në këtë periudhë nuk mund të kemi mysafirë. Ajo që nxitë ankth të madh është kredibiliteti i këtij konzorciumi, pas të cilit siç kemi kuptuar qëndron pikërisht pronari i vërtetë – biznesmeni i pasur kosovarë, Behgjet Pacolli. Këto janë fjalët e punëtorëve të dëshpruar të qendrës së skive “Brezovica” që i citon “Novosti”, e të cilët flasin për kontratën e qeverisë së Kosovës me konzorciumin francez rreth investimeve në këtë kompleks në alpet e Sharrit. Ata parasegjithash janë të pakënaqur me faktin që kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos në nënshkrimin e marrëveshjes. Ata thonë se kanë pritur një ndihmë më të madhe dhe mbrojtje edhe nga Serbia. “Dyshojmë se krerët tanë shtetëror kanë informatat e duhura se çfarë po ndodh këtu. Ngase, nëse vërtetë e blejnë pronën tonë për 99 vjet, atëherë është në dyshim të madh nëse do të mund ta kthejmë ndonjëherë atë që është e jona”, nuk e fshehin zhgënjimin punëtorët, të cilët frikësohen se në rast se mbesin pa punë, atëherë edhe familjet e tyre do të jenë të detyruara të shpërgulen nga kjo zonë, në të cilën jetojnë rreth 12.000 serbë.

Slagjan Nikolqeviq, drejtor i qendrës së skive “Brezovica”, ka thënë se me kontratën për koncesion të kompleksit nuk parashikohet kurrfarë sigurie për punëtorët. Zoran Geriq, përfaqësues i Sindikatës së punëtorëve në këtë qendër, thotë se punëtorët nuk kanë kurrfarë mbrojtje dhe bukfalisht mbesin në rrugë. Në të njëjtën kohë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Shtërpcës është marrë vendim që kryetari i komunës të shfrytëzojë të drejtën e vetos nëse interesi i komunitetit serbë nuk do të mbrohet sa duhet. Po ashtu janë kërkuar garanci të forta që nuk do të ketë shpronësim të pronës private të serbëve, por nëse është e pamundur të shmanget shpronësimi, ai të bëhet me respektimin e vlerës së tregut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave