Pas sulmit terrorist, Osmani shpreh solidaritet të plotë me popullin dhe presidentin turk

E publikuar: 01/10/2023 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në Turqi.

Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin dhe homologun e saj turk.

Ajo përmes një postimi në “X” ka uruar shërim të shpejtë për policët e plagosur.

“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani.