Pas shortit për grupe Euro 2020, dardanët nëse arrin kualifikimin do të jenë pjesë e këtij grupi

E publikuar: 30/11/2019 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është hedhur tashmë shorti për grupet e Euro 2020 në ROMEXPO të Bukureshtit në Rumani.

Hedhja e shortit për grupet e vlefshme të Kampionatit Evropian në Bukuresht të Rumanisë ka filluar në ora 18:00 dhe tashmë dihet fati i kombëtareve.

Ëndrra për të qenë në Euro 2020 nuk është shuar as për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila në mars e kërkon kualifikimin nga ‘Play-Off” i Ligës së Kombeve.

Dardanët në gjysmëfinale takohen me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në finale me njërën mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Në rast se Kosova arrin ta presë biletën për Kampionatin Evropian, atëherë ata do të gjenden në Grupin C.