Pas shkarkimit nga BIK, Shefqet Krasniqi hap xhami private

26.03.2015 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pas shkarkimit nga BIK, Shefqet Krasniqi hap xhami private

Pas shkarkimit nga posti i Imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë dhe nga të gjitha funksionet në Bashkësinë Islame të Kosovës, imami Shefqet Krasniqi, ka vendosur që të vazhdoj të shpërndajë dituri për popullin edhe në formë individuale.

Ai pritet që së shpejti të regjistroj xhaminë e tij private në Bashkësinë Islame të Kosovës. BIK ka hapur procesin e akreditimit të xhamive private në vend, qysh prej kur autoritetet shtetërore arrestuan disa hoxhallarë nga xhami të ndryshme që në pamundësi të funksionimit si të pavarura nga BIK-u kanë funksionuar nën ombrellën e këtij institucioni.

“Vllazni e motra shumë, BIK më ka shkarkuar si imam në xhaminë e shtetit por kjo nuk do të thotë që do të heqë dorë nga ndritja në rrugën e Allahut. Pres rezultatet pozitive dhe shumë të larta nga procesi i akredimit nga Agjencia për Akredimimin e Xhamive në Kosovë, lidhur me xhaminë time ‘Shën Shefqeti’”, thuhet në një njoftim të imamit tashmë privat, Shefqet Krasniqi.

Xhamia do të funksionoj edhe online duke vazhduar postimin e videove pyetje-përgjigje me hoxhë Shefqet Krasniqin, i njohur edhe hoxha më i dashur në popullatën shqiptare.

Ai padrejtësisht ishte akuzuar e arrestuar nga shteti që nëpërmjet ligjërimit të tij fetar, kishte bërë thirrje për bashkim me organizatat islamike në Irak dhe Siri, por ishte liruar pasi ndaj tij nuk ishte gjetur asnjë fakt.

Kësisoj, BIK, si një institucion i pastërt fetar edhe pse e njoftuar me faktin se imami Shefqet Krasniqi, nuk ka bërë asnjë të keqe e kishte shkarkuar, me qëllim që islamin në Kosovë ta mbajnë pa asnjë njolle, edhe më të voglën.

“Megjithatë BIK do të bënte mirë që imamit Shefqet Krasniqi, t’ia jepte një shansë që të hiqte këtë njollë duke ndritur mendjet dhe shpërndarë dashuri tek njerëzit”, tha shkrimtari i njohur, Albatros Rexhaj, i cili është ehde recensent i librave të Shefeqet Krasniqi.

E BIK nuk deshi të flasë në mënyrë specifike nëse Shefqet Krasniqit do t’i jepet kjo shansë, transmeton kukunews.

“BIK do të trajtoj në mënyrë të barabartë dhe me transparencë të plotë të gjitha kërkesat për akreditim në procesin e Akreditimit të Xhamive në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Naim Tërnavës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit