Pas një zënke me bashkëmoshatarët humb jetën 16-vjeçari nga Istogu

E publikuar: 16/09/2016 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e rajonit të Pejës njofton se një 16 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë të dyshimtë pas një zënke që ka pasur me tre bashkëmoshatarë në një autobus i linjës të Pejës.

Policia e anë të një komunikate njofton se “Ju informojmë se me datë 16.09.2016 rreth orës 13:12 përmes telefonit nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal Pejë, Policia e Kosovës është njoftuar se një person kishte  arritur më gjendje të rëndë shëndetësore, por ende me shenja jete dhe përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për t’i dhënë ndihmen adekuate mjekësore i njëjti kishte ndërruar jetë.”

Më tej bëhet e ditur se “Menjëherë njësite relevante policore pran Stacionit policor Istog kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, kanë dalur në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacionet lidhur me rast, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.”

“Sipas të dhënave të para hetimore deri më tani hetuesit në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë arritur të mësojnë se sot me date 16 shataor 2016 rreth ores 12:00 në fshatin Banjë komuna Istog, viktima shtetas shqiptar i Kosovës, A.A. (17.09.2000), kishte hyrë në autobusin “ Meli Tours”me qëllim që të shkoi në drejtim të Pejës. Aty krijohet një tollovi me ç’rast (sipas dëshmitarëve) fillon zënka në mes të viktimës dhe personave të dyshuar.
Pas kësaj zënke që nuk kishte zgjatur, vitima zbret nga autobusi dhe shkon në fshatin Lubovë, jo larg nga Banja. Pasi arritjes në shtëpi iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe menjëherë nga prindërit e tij ishte trasportuar për në Spitalin Rajonal në Pejë.” thuhet në komunikatë.

Hetuesit rajonal kanë shoqëruar tre persona të moshës së lindur vitin 2000, pjesëmarrës në ketë zënkë të cilët janë intervistuar në prezence të prindërve të tyre dhe mbrojtësve adekuat sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi. Pas intervistimit të tyre, prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin për ndalim për 24 orë.

Me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.