Pas lidhjes me 51 vjeçarin, 17 vjeçarja tenton të vetëvaret – telefoni zbuloi lidhjen

12.01.2016 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pas lidhjes me 51 vjeçarin, 17 vjeçarja tenton të vetëvaret – telefoni zbuloi lidhjen

I bënte presion i dashuri, burri e paralajmëroi për divorc, 17-vjeçarja tenton të vrasë veten në litar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në fshatin Lishan i Epërm i Dibrës, ndërsa policia arrestoi bashkëfshatarin e vajzës, 51- vjeçarin Shkëlqim Murrja.

Babai i gjashtë fëmijëve akuzohet për kanosje të adoleshentes, duke e shtyrë drejt vetëflijimit. Burime pranë Komisariatit të Policisë Peshkopi bënë me dije se A.S., 17 vjeçe, është gjetur e vetëvarur nga prindërit e saj dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në gjendje kritike për jetën.

Telefoni zbuloi lidhjen

Familjarët janë përpjekur ta mbajnë të fshehur ngjarjen, por dje në mesditë policia ka nisur hetimet, bazuar në disa informacione që kishte marrë ditë më parë në lidhje me prishjen e martesës mes A.S. dhe E. M.

Të njëjtat burime saktësuan se, vajza 17 vjeçe ishte e martuar, por herë pas here ajo kërcënohej nga Shkëlqim Murrja, babai i 6 fëmijëve.

“Murrja i kishte blerë një telefon dhe një kartë celulari A.S. dhe i telefononte herë pas here. Shpesh ai e kërcënonte dhe kontrollonte çdo lëvizje të saj. Sidomos kur kthehej në shtëpinë e prindërve dhe kur ata nuk ishin aty, Murrja frekuentonte banesën e vajzës”, tha një zyrtar i Policisë Dibër.

Kur bashkëshorti 24 vjeç i A.S. zbuloi se gruaja e tij mbante një telefon pa lejen e tij, ai ia ka marrë dhe ia ka shkatërruar, me mendimin se ajo nuk do të siguronte kartë tjetër telefoni. Pak ditë pas ngjarjes Shkëlqim Murrja i zë rrugën përsëri 17-vjeçares dhe i jep një kartë tjetër, madje e kërcënon duke i kërkuar që lidhja të vazhdojë.

Kur bashkëshorti ka rizbuluar se A.S. vazhdonte lidhjet me një person tjetër, ka vendosur të organizojë një takim me të afërmit e gruas, kryetarin e fshatit dhe Shkëlqim Murrjan, duke treguar gjithë historinë e lidhjes mes gruas së tij dhe 51-vjeçarit. Madje pas takimit, ai vendosi të divorcohej nga A.S.

Vetëvarja

“Mbrëmjen e së dielës, kur familjarët e 17-vjeçares po darkonin ajo ka mbërritur në kasollen e bagëtive, afro 70 metra larg shtëpisë dhe është vetëvarur. Prindërit që e mbanin nën kontroll për shkak të divorcit dhe kërcënimeve të Shkëlqim Murrjes, janë shqetësuar për mungesën e vajzës dhe kanë nisur të kontrollojnë përreth banesës. Nëna ishte e para që gjeti vajzën e varur në trarët e kasolles, teksa po jepte shpirt. Pasi i është hequr litari nga fyti është dërguar me shpejtësi në spitalin e Peshkopisë, në gjendje të rëndë”, sqaruan oficerë të Policisë Gjyqësore Dibër.

Mjekë të spitalit Peshkopi, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë pacientes, kanë njoftuar policinë lokale, duke informuar se një shtetase ndodhej e shtruar në urgjencën e spitalit, në gjendje kritike për jetën.
Oficerë të Policisë Gjyqësore dhe prokurorë kanë mbërritur shumë shpejt në spitalin e qytetit dhe kanë nisur hetimet. Disa ditë më parë, policia lokale ishte vënë në dijeni rreth konfliktit mes vajzës dhe shtetasit Shkëlqim Murrja, por prindërit e vajzës kishin vendosur ta mbanin sekret ngjarjen, me pretendimin se ishte turp ta mësonin persona të tjerë, përcjell Panorama.

Përpjekjet për të pyetur vajzën ishin të kota. Ajo nuk ka mundur t’u tregojë zyrtarëve të policisë asnjë detaj që lidhej me ngjarjen. Sipas mjekëve, ajo para se sa të vetëvarej duhet të kishte kaluar në depresion, madje para prindërve është shfaqur shumë e shqetësuar, paçka se ata janë përpjekur ta qetësojnë sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Pak orë pas shtrimit të A.S. në spital, efektivët e Policisë Dibër kanë arrestuar shtetasin Shkëlqim Murrja me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”. Aktualisht vajza ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të gjendjes kritike pas tentativës për t’i dhënë fund jetës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë