Pas industrisë së xhamit, biznesmi kosovar i futet sektorit të energjisë – blen aksione në një kompani të fuqishme çeke

E publikuar: 20/09/2024 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi mori tregun në Ballkan me industrinë e xhamit, duket se biznesmeni nga Vitia, Bledian Ramadanit, iu ka shtuar ‘apetiti’ biznesor, duke hyrë kështu edhe në sektorin e energjisë.

Ramadani siç ka mësuar Gazeta Metro tashmë ka hyrë edhe në tregun çek e që ka të bëjë me energjinë elektrike. Kompania Çeke “Cenergy A.S” (ose “Cenenergy”), një nga akterët kryesor në tregun e energjisë elektrike në republikën Çeke, thuhet se një prej aksionarëve më të mëdhenjë ka biznesmenin kosovar Bledian
Ramadani.

Ramadani, i njohur për investimet e tij të suksesshme në Ballkan, përfshirë sektorin e xhamit, duket se ka zgjeruar ndikimin e tij edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

E tërë kjo për këtë aksionar kosovar në këtë kompani të huaj, u “zbulua” erdhi përmes një pasqyre financiare të publikuar pranë shtetit çek, ku figuron kompania “Zenith Holding A.S.”, në pronësi të Bledian Ramadanit dhe e përfaqësuar nga amerikani Logan Carmon.

Burimet të gazeta Metro kanë thënë se Carmon, një biznesmen amerikan që zotëron shumë pasuri në Çeki, ka ndihmuar Ramadanin në përfaqësimin e interesave të tij në “Cenergy A.S.” . Detajet tjera mbi veprimtarinë e Carmon mbeten të kufizuara, duke e bërë këtë një nga aspektet më misterioze të marrëveshjes.
Përmes “Zenith Holding A.S.”, Ramadani ka mbajtur lidhjet e tij me “Cenergy A.S.” të fshehura për dy
vite.

Shkak për këtë besohet të jetë shmangia e ekspozimit publik. Kjo kompani ka arritur të ketë qarkullim qindra miliona dollarë brenda këtij viti por ajo që nuk dihet
është fitimi i Ramadanit dhe mikut tij amerikan.

Lidhja mes biznesmenit vitias Ramadani me kastën politike çeke, dhe biznesmenit amerikan Carmon aludohet se është pasojë e njohurive të tij me njerëz nga pushteti.

Metro ka kontaktuar biznesmenin Ramadani ëpr të marrë më shumë detaje rreth kësja cëshjte por ai ka nthënë se ëhstë i zënë. “Jam i zënë, ju lutem me shkruani”, ka thënë shkurt ai. Por deri në publikim e këtij teksti, ai nuk është përgjigjur.

Përtej angazhimeve në tregun çek, Bledian Ramadani del të jetë pronar i disa kompanive edhe në Kosovë. Ndër to është kompania e njohur “Gitor Shpk”, e cila është një nga emrat kryesorë në tregtinë e xhamit në rajon. Ramadani ka ndërtuar një perandori biznesi, duke u pozicionuar si një figurë e fuqishme në
disa industri.

Disa portale çeke në Facebook kanë publikuar edhe fotografitë Ramadanit dhe nënshtetasit Carmon! Ndërkohë, emri i kompanisë “Cenergy apo “Cenenergy” mbetet i pasqaruar, por ajo që është e qartë është se Ramadani ka luajtur një rol të madh në pozicionimin e kësaj kompanie si një lider i tregut energjetik në Evropën Qendrore, duke treguar ambicie të mëdha për zgjerimin në këtë sektor.