Partitë politike diskutuan për FSK-në, Demarkacionin dhe Asociacionin, por s’ka marrëveshje

E publikuar: 04/04/2017 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimi i mbajtur në orët e vona mbrëmjen e kaluar mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave ka përfunduar pa marrëveshje.

Aty është diskutuar për këto çështje: Demarkacionin-Asociacionin, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, pozitën e Listës serbe karshi institucioneve, situata në veri të Mitrovicës dhe për ligjin e partive politike, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Sipas këtyre burimeve, nuk ka pasur ndonjë marrëveshje pos diskutimeve të shumta në takim.

“Opozita për ushtri kanë kërkuar që të ndryshoj propozimin e presidentit por në parim po mbështetet nga të gjitha partitë politike”, bëjnë të ditur burimet.

Ndërkaq, partitë politike pozitë- opozitë do të kenë dhe një takim të radhës, i cili ende nuk është caktuar se kur do të mbahet./Telegrafi/