Parlamenti i Spanjës voton kundër nismës për njohjen e Kosovës

E publikuar: 27/06/2024 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parlamenti i Spanjës ka votuar kundër propozimit të grupit parlamentar katalunas “Junts” për njohjen e Kosovës.

Tre grupet parlamentare me peshën më të madhe në Dhomën e Ulët janë rreshtuar në një linjë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në total, vetëm 25 deputetë nga 345 që votuan e kanë mbështetur nismën, ndërsa ka pasur 293 vota kundër dhe 27 abstenime.