Paris: Policia largon emigrantët nga trotuaret të cilët ka javë që jetojnë nëpër rrugë

E publikuar: 16/09/2016 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia dhe zyrtarët e kryeqytetit francez, Parisit, i kanë larguar sot qindra emigrantë nga trotuaret, të cilët ka disa javë që jetojnë nëpër rrugët e Parisit.

Autoritetet e Parisit kanë thënë se operacionet e mëngjesit të sotëm janë kryer në një varg trotuaresh nën një stacion metro jo larg lagjes Montmartre, transmeton Express.

Gratë dhe fëmijët janë transportuar në vendstrehime të përkohshme, ndërsa burrat janë ende duke u evakuuar, sipas zyrtarëve.

Sipas France-Info radio, të paktën 1.500 emigrantë nga Afganistani, Eritrea, Sudani dhe vendet e tjera janë evakuuar./Express/