Parim Olluri paralajmëron një mega skandal: Video “pedofilie” e njeriut të afërt të Kurtit?

E publikuar: 16/11/2024 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Parim Olluri ka paralajmëruar një mega skandal, ku përmes një video të postuar në Facebook e ka shpjeguar rastin në detaje.

Ollurti thotë se një zyrtar i lartë i VV-së është përfshirë në një skandal shumë të rëndë.

Videon, të cilën thotë Olluri se e posedon Gazeta Insajderi, shihet personi i afërt i kryeministrit Albin Kurti, duke biseduar me një vajzë që dyshohet se është minorene.

“Ai dyshohet se është duke biseduar me një vajzë minorene, njeriu i besuar Kurtit në videon që e posedon Insajderi shfaqet I zhveshur, dhe i tregon asetet e tij gjatë bisedes me vajzën që dyshohet se është minorene”, thotë Olluri.

Ai po ashtu njoftoi se lidhur me rastin është në dijeni edhe Prokuroria, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.