Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

14.10.2021 07:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar se në ditët e ardhshme do të jetë më ftohtë, me shi dhe në vise malore do të bie borë. Edhe fundjava pritet të jetë me vransira, derisa temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë.

Në ditët e ardhshme, pas një pushimi, sërish rikthehen të reshurat e shiut, ku ditën e enjte do të jenë më të përqëndruara në jug dhe lindje të vendit.

Reshje të borës do të kenë në zona malore, por me rënie të temperaturës borë mund të bie edhe në vise prej 700-1000m lartësi mbidetare. Do të fryjnë edhe era të ftohta nga verilindja.

Ftohtë e kryesisht vranët do të mbajë edhe ditën e premte dhe në fundjavë, me mundësi për riga lokale shiu, derisa në vise malore me borë.
Tek nga dita e hënë vransirat fillojnë të shpërndahen, e nga mesi i javës së ardhshme pritet të ketë më shumë diell.

Qarkullimi ajror si dhe të reshurat në ditët e ardhshme pritet të shpërndajnë ndotësit ajror, të mbledhur nga dita e djeshme, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.14.10 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me reshje të dobëta shiu, më të përqëndruara në jug dhe lindje të vendit.

Në vise malore edhe borë, e me rënie të temperaturës borë mund të ketë edhe në zona prej 700-1000m lartësi mbidetare.15.10 – Ftohtë e me erë dhe kryesisht vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu, e në vise malore me borë.16.10 – Kryesisht vranët me mundësi edhe për riga lokale shiu.17.10 – Kryesisht me vransira. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.18.10 – Kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

Temperaturat minimale luhaten nga 3C-6C, e maksimale në rritje graduale nga 6C deri në 13C në fundjavë.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja e veriu 5-14m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e nga mesi i javës me tendencë të rritjes.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Kush dhe pse po proteston në Serbi?   

Kush dhe pse po proteston në Serbi?   

Një vdekje dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një vdekje dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Çitaku-Ramës: Gjeneral, faleminderit

Çitaku-Ramës: Gjeneral, faleminderit

Vdes ish-kryetari i Podujevës

Vdes ish-kryetari i Podujevës

Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro

Gjermania dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të FSK-së në vlerë prej 1 milion euro

Haki Abazi e mbron Xhavit Halitin në Komision, përplaset me Fitore Pacollin

Haki Abazi e mbron Xhavit Halitin në Komision, përplaset me Fitore Pacollin

Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Në Ministrinë e Mbrojtjes bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rama dhe gjeneral Jashari

Në Ministrinë e Mbrojtjes bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rama dhe gjeneral Jashari

Haradinaj kërkon mbrojtje të përbashkët ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë

Haradinaj kërkon mbrojtje të përbashkët ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë

Gjeneralmajor Bashkim Jashari, komandant i ri i FSK-së

Gjeneralmajor Bashkim Jashari, komandant i ri i FSK-së

Jep dorëheqje komandanti i FSK-së Rrahman Rama

Jep dorëheqje komandanti i FSK-së Rrahman Rama

“Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd”, Behxhet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit

“Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd”, Behxhet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit

Nga nesër ndryshon gjithçka rreth termineve për viza pune në Gjermani, kështu mund të aplikoni

Nga nesër ndryshon gjithçka rreth termineve për viza pune në Gjermani, kështu mund të aplikoni