Paraqitje fantastike e Kosovës në pjesën e parë, shkon në pushim me epërsi

E publikuar: 09/06/2022 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka zhvilluar një gjysmë të parë të mrekullueshme në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Irlandës së Veriut.

Në fraksionin e parë të sfidës në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, Dardanët shënuan dy gola.

Një ndërhyrje e palejuar në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).

Rashica ishte sërish i përfshirë. Ai dhuroi një asistim i mrekullueshëm drejt Zymer Bytyqit, i cili u tregua fantastik për ta shënuar golin e dytë (19’).

Kosova vazhdoi të rrezikonte edhe në minutat në vijim, ndërsa Rashica dhe Florent Muslija i patën rastet më të mira.

Sidoqoftë, mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin me një gol të shënuar nga Shayne Lavery (45’).