Sport

Paradoksi i Milanit: humbja me Juven, oksigjen për Mihajlovic

10.04.2016 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Përpara ndeshjes me Juventusin, pozitat e Sinisa Mihajlovic ishin të lëkundura. Në çdo konferencë për shtyp apo dalje për mediat, tema kryesore e diskutimit lidhej me të ardhmen e trajnerin në stolin e Milanit. Largimi i serbit në fund të sezonit dukej i pashmangshëm, por në mënyrë paradoksale, situata duket se mund të ndryshojë nga një humbje. Bëhet fjalë për disfatën 1-2 të së shtunës me Juventusin.

Kuqezinjtë krijuan iluzionin e fitores, por sërish dolën duar-boshë nga San Siro. Megjithatë, skuadra dha sinjale rizgjimi, përsa i takon lojës dhe rasteve të krijuara përballë ekipit më të fort në Serinë A. Një paraqitje që u interpretua si sinjal që Milani rigjeti dinjitetin. Atë dinjitet që skuadra e ka humbur shpesh gjatë këtij sezoni, duke e detyruar Mihajlovic të urdhëronte izolim te skuadrës në grumbullime. Tashmë situata ka ndryshuar. Stërvitja e së dielës në Milanello u anulua, duke dhënë një sinjal se trajneri dhe drejtuesit e klubit e kanë vlerësuar paraqitjen e skuadrës kundër Juventusit.

Ekipit i është lënë dy ditë pushim. Lojtarët nuk do të qëndrojnë të grumbulluar dhe stërvitja e Milanit do të rifillojë vetëm të martën. Pozitive ishin edhe duartrokitjet nga tifozët në tribuna. Sinjal që tregon se Mihajlovic mund të fillojë të marrë frymë lirisht pasi për muaj me radhë ishte nën presion nga të gjitha anët. Juventusi fitoi 3 pikët dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt titullit, ndërsa në mënyrë të pabesueshme, pas humbjes, te Milani mund të përjetojnë të paktën disa ditë të qeta.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit