Paradoksi: Këshilltari i kryeministrit shkel ligjin, mbron trafikant droge

04.04.2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Paradoksi: Këshilltari i kryeministrit shkel ligjin, mbron trafikant droge

Këshilltari i Kryeministrit Mustafa për çështje ligjore, Besnik Berisha nuk i bindet as Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik dhe në kundërshtim me të, në cilësinë e avokatit mbron një të dyshuar për krim të organizuar, trafikim ndërkombëtar të narkotikëve dhe shpëlarje së parave, i cili ndodhet edhe në Listën e Zezë të SHBA-së.

Avokati Besnik Berisha duke qenë këshilltar i Kryeministrit, paradite merr pjesë në seancat gjyqësore, duke mbrojtur të dyshuarin Naser Kelmendi dhe më pas vazhdon aktivitetin duke këshilluar kreun e Qeverisë për çështje ligjore dhe luftimin e krimit, duke shkelur nenet 7 dhe 16 të ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Sipas Ligji Nr.04/L051- Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, Neni 4 shprehimisht potencon se Zyrtarë të lartë publik janë “Të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryeministri si dhe Ministrat, e që nuk përmendën shprehimisht me këtë ligj”, rrjedhimisht duhet t’i nënshtrohen rregullave të këtij ligji.

Bazuar në legjislacionin në fuqi, Berisha në momentin e emërimit si këshilltar nga Kryeministri do të duhet të heqtë dorë nga ushtrimi i funksioneve që bien ndesh me pozicionin e tij.

Neni 7 i Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, – Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit, saktëson se “Zyrtari i lartë gjatë ushtrimit të funksionit publik duhet të veproj në mbrojtje të interesit publik dhe nuk ka të drejtë që interesin e tij privat ta vërë para interesit publik, për mbrojtjen e të cilit është zgjedhur apo emëruar”.

Pra, avokati Berisha duke marrë në mbrojtje një të dyshuar që akuzohet për vepra të rënda, të kryera në tri shtete, për çka edhe është futur edhe në lista të zeza si kriminel ndërkombëtar, derisa është i emëruar Zyrtar i lartë publik është në shkelje direkte të këtij parimi ligjor.

Për më tepër, Neni 16 i këtij ligji – Kufizimi i zyrtarit të lartë në ushtrimin e funksioneve tjera krahas ushtrim it të funksionit publik, shprehimisht e ndalon një sjellje të tillë. “2. Zyrtari i lartë publik nuk mund të ushtrojë veprimtari private, si; avokatisë, noterisë, ekspert të licencuar, konsulent, agjent apo përfaqësues të organizatave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni”.

Në këtë rast, Kryeministri Mustafa ose duhet ta shkarkojë këshilltarin e tij nga posti publik, ose duhet ta detyrojë atë që të pezullojë çdo funksion që bie ndesh me pozitën dhe parimet ligjore, e për ato morale në këtë rast nuk bëhet fjalë./KosovaOnline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën