Paradoksi, Franca e Spanja votuan pro Blatter

31.05.2015 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Paradoksi, Franca e Spanja votuan pro Blatter

Zbulohen disa nga emrat e vendeve që tradhtuan nismën e presidentit Michel Platini për të shmangur rizgjedhjen e Sepp Blatter në krye të FIFA-s. Sipas “Daily Mail” janë afërsisht 18 shtetet që u rebeluan gjatë votimit duke mos respektuar vullnetin e UEFA-s, që kishte përcaktuar një platformë të qartë kundër një mandati tjetër të 79-vjecarit zviceran. Spikatin vende të tilla si Spanja dhe Franca që iu bashkangjitën bllokut lindor, duke dalë hapur kështu kundër urdhrave të qeverisë europiane. Pozicioni i Rusisë ishte i qartë prej kohësh për shkak edhe të përkrahjes publike të vetë numrit 1 të Kremlinit Vladimir Putin, që në mënyrë të kuptueshme i është mirënjohës presidentit Blatter për zhvillimin e Kupës së Botës në vitin 2018 megjithatë cudi përbëjnë shtete të tilla si Franca vendi i Platinisë apo dhe Spanja. Këto janë dy vende që përfitojnë ndjeshëm nga investimet që vijnë nga Katari, madje në vitin 2010 drejtuesit e këtyre dy federatave votuan Katarin për të organizuar kampionatin botëror të vitit 2022, sidoqoftë si Franca ashtu edhe Spanja në këtë rast thyen aleancën e krijuar duke mos mbështetur kandidaturën e Princit Ali bin Al – Hussein në zgjedhjet e ditës së premte. Teksa Blatter bëhet gati për të filluar mandatin e tij të pestë princi jordanez nisi analizën e rezultatit përfundimtar, për të kuptuar sesi më shumë se 1/3 e Federatave Europiane të Futbollit nuk e përfillën kërkesën e presidentit Michel Platini për të mbështetur në bllok kandidaturën e tij. Sipas një burimi pranë Ali Bin al Hussein janë 18 federatat nga UEFA që kanë votuar pro Blatter-it, që grumbulloi 133 vota gjithsej krahasuar me 73 të Princit Ali. Shumica e votave në favor të princit jordanez mendohet se erdhën nga përtej oqeanit, ndërkaq sipas një veterani të FIFA-s, që natyrisht ka refuzuar që t’i publikohet emri, mes shteteve të tjera që kanë mbështetur zviceranin bëjnë pjesë gjithashtu edhe vende të tilla si Turqia, Qipro dhe Finlanda. Rezultati befasues i ditës së premte solli menjëherë reagimin e Presidentit Michel Platini që kërkoi një mbledhje urgjente për ditën e shtunë në Berlin, pikërisht ditën e finales së Champions League, për të reflektuar dhe për të kuptuar më mirë atë që ndodhi ditën e zgjedhjeve, gjithsesi është mëse e qartë që nuk do të ketë kurrfarë bojkoti për dy kupat e ardhshme të botës./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)