Paradoks: Në qytetin e Alfabetit s’ka mësim në gjuhën shqipe

10.09.2015 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Paradoks: Në qytetin e Alfabetit s’ka mësim në gjuhën shqipe

Izet Jusufi, arsimtar në qytetin e Manastirit në Maqedoni, thotë se “prindërit dëshirojnë që fëmijët t’u shkollohen në gjuhën shqipe, mirëpo nuk ka se kush të organizojë formimin e paraleleve shqipe në shkollat e mesme. “Nuk u bë asnjë përpjekje, nuk kishte asnjë organizim prej askujt, as nga MASH-i”, tregon ai. Përgjegjësi në Sektorin për arsim të mesëm, Safet Neziti nuk mund të prononcohej me arsyetimin se “ndodhet jashtë shtetit” . Paradoksalisht, në Manastir, qytetin e Alfabetit – nuk kemi as shkolla shqipe.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndjehet askund ku ka probleme me shkollimin në gjuhën shqipe, nxënësit dhe profesorët shqiptarë.

Pasi kanë pranuar dështimin me tekstet shkollore, respektivisht kanë lejuar përdorimin edhe të atyre librave që i bëjnë shqiptarët “njerëz mali” e “ardhacakë”, pasi nuk ia dolën të bëjnë gati disa objekte të cilat i premtuan për vitin 2015/2016 dhe nuk arritën të sigurojnë as arsimtarë dhe profesorë të mjaftueshëm për nxënësit shqiptarë, MASH nuk ia ka dalë të sigurojë as formimin e paraleleve të mesme shqipe në Manastir.

Prej të gjitha dështimeve, kjo e fundit është pa dyshim në krye të radhës, pasi në Maqedoni flasim ende për mungesë të të drejtave elementare, atë të shkollimit të shqiptarëve në gjuhën amtare edhe atë në një kohë kur MASH-in e drejtojnë shqiptarët. Përveç ministrit Abdilaqim Ademit, në strukturën e brendshme të MASH-it, shqiptarët drejtojnë edhe sektorin për arsim të mesëm, që ka në kompetencë të drejtpërdrejtë edhe përgjegjësinë për formimin e paraleleve të mesme në gjithë Maqedoninë. Përgjegjësi i këtij sektori, Safet Neziri, nuk mund të prononcohet rreth shkaqeve të mos formimit të paraleleve shqipe në Manastir, me arsyetimin “ndodhem jashtë shtetit”.

Me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme, si zakonisht – edhe sivjet ishin caktuar të formohen tri paralele me mësim në gjuhën shqipe. Mirëpo, me gjithë pritjet e prindërve dhe arsimdashësve të Manastirit, atje nuk u ndërmor asgjë konkrete për formimin e atyre paraleleve, të cilat ishin caktuar në Konkursin e vitit shkollor 2015/2016.

Izet Jusufi, arsimtar në shkollën fillore “Goce Dellçev”, thotë se në Manastir ka aq nxënës shqiptarë sa për t’u formuar paralelet e caktuara me Konkurs. Problemi, sipas tij, është se në shkollat e mesme të këtij qyteti nuk ka pasur asnjëherë paralele shqipe dhe se për t’u bërë hapi i parë – duhet një angazhim institucional, me qëllim që prindërit të ndjehen të sigurt kur ti paraqisnin fëmijët e tyre për regjistrim në paralelet shqipe.

“Prindërit normal se janë shumë të interesuar që fëmijët tu shkollohen në gjuhën shqipe, mirëpo nuk ka se kush të organizojë formimin e atyre paraleleve. Edhe sivjet nuk u bë asnjë përpjekje, nuk kishte asnjë organizim prej askujt, as nga MASH-i”, tregon Jusufi. Problemi me mungesë e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe vjen nga Manastiri, qyteti ku 107 vite më parë u konsolidua Alfabeti i gjuhës së sotme shqipe. Paradoksalisht, në qytetin e Alfabetit shqip nuk kemi as shkolla dhe as paralele të mesme shqipe.

E, ky problem fatkeqësisht nuk ka arritur të zgjidhet as 14 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, megjithëse këtë të drejtë MASH-i dihej t’ua kishte siguruar nxënësve shqiptarë të Manastirit pa pasur nevojë për atë marrëveshje. Shkollimin në gjuhë amtare shqiptarëve të Manastirit ua garanton Kushtetua dhe Ligji për arsim të mesëm në Maqedoni, mirëpo MASH-i nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të vënë në jetë respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit, njofton Koha.

Të dyja këto akte juridike e obligojnë këtë institucion të sigurojë kushte të barabarta për shkollimin e të gjithë nxënësve, sipas asaj që lejon Ligji. Mirëpo, duket se kur janë në pyetje shqiptarët, në Maqedoni nuk vlen as Kushtetuta dhe as ligjet. Talljet që u bëhen nxënësve dhe profesorëve shqiptarë në shkollën e mesme “Maria K.Skllodovska” të Komunës së Aerodromit e ilustrojë më së mirë pafuqinë politike të ministrit dhe përgjegjësve shqiptarë në MASH. Këtë pozitë inferiore shqiptarët e MASH-it kishin rastin ta provojnë jo më larg se para tre viteve me shkollat e Aerodromit.

Edhe pse jashtë të gjitha normave pedagogjike dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, në shkollën e mesme të Lisiçes paralele të tre viteve u bashkuan në një klasë. Shkeljet u konstatuan edhe nga inspektorët e arsimit, por asnjë shqetësim nuk iu shkaktua në atë kohë drejtoreshës së shkollës “Gove Dellçev” dhe as kryetarit të Aerodromit, Ivica Konevskit. Edhe në rastin e SHM “Maria K. Skllodovska” MASH u tregua e paaftë të parandalojë problemet e shkaktuar me qëllim të largimit të shqiptarëve nga kjo shkollë.

Njëlloj si gjashtë-shtatë vite më parë kur u transferuan paralelet shqipe nga SHM “Vllado Tasevski” e kësaj Komune në SHM “8 Shtatori” në Komunën e Gazi Babës. Rastet me mos sigurimin e arsimtarëve, transportit dhe hapësirave janë të panumërta. Rastësisht ose jo të gjitha, në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. /Koha Jonë/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova