Pamje nga autoblinda qe u vetaksidentua ne Grabovc te Zveçanit. Foto: Kosovonline
Një autoblindë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar sonte, rreth orës 20:00, në fshatin Grabovc të Zveçanit.
Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Të lënduar nga ky rast janë tetë zyrtarë policorë dhe po marrin tretman mjekësor, në Spitalin Rajonale të Mitrovicës së Jugut.
Kosovonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet autoblinda në fjalë.
Poashtu, është raportuar se qarkullimi i automjeteve në zonën ku ndodhi vetaksidenti është duke u zhvilluar në një korsi.